Connect with Us

Parakalim i gabuar/ Përplasen tre makina

Aktualitet

Parakalim i gabuar/ Përplasen tre makina

Publikuar

-

aksident ne bulqize plagosen tre persona

Një aksident i rëndë rrugor ku janë përfshirë tre automjet  ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Si pasoj e aksidentit kanë ngelur të plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhurn në lagjen “Beqir Dardha” , pranë shkollës “Luigj Gurakuqi”.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar. Burime nga vendi ingjarjes bëjnë me dije se një nga të plagosurit është nnë gjendje të rëndë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndryshimet kushtetuese/ Gjekmarkaj: Opozita të humbasë kohë, të përqëndrohet tek 25 prilli

Publikuar

-

Nga

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar debatet në Këshillin Politik dhe vendosmërinë e mazhorancës për t’i implementuar ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Gjekmarkaj thotë se si me ndryshime kushtetuese, si pa to, Opozita s’duhet të humbë kohë dhe të përqëndrohet tek zgjedhjet e 25 prillit.

Ai shprehet i bindur se Shqipërisë i duhet rotacion, dhe qeverinë duhet ta marrë Basha me opozitën aktuale. Më tej ai thotë se mazhoranca s’ka ofertë ndërsa opozita gjithashtu nuk ka pse të tërhiqet pas nga hyrja në zgjedhjet e 25 prillit të 2021.



”Opozita ka patur garanci ndërkombëtare që koalicionet nuk prishen. I shoh pak të mekur ndaj kësaj garancie që i kanë dhënë opozitës. Ramës nuk i intereson shumë nëse janë listat e hapura 100%, ose të mbyllura, ose 30% të mbyllura që ruan kokat e listave dhe lidershipin.

LEXO EDHE:  Schwarzenegger shet ‘Buggati Veyron’ për një çmim marramendës

LEXO EDHE:  Makina përplas motorrin në Fier/ Plagoset një person

Atij i intereson të futë sa më shumë në konfuzion opozitën. Rama ka shpresë që të jetë parti e parë pas 25 prillit. Opozita po paguan çmimin e mungesës në parlament. Do të ndjekë deri në fund nga Këshilli Politik, por në fund do mbetet e pakënaqur. Opozita s’ka arsye të humbasë shumë kohë, por të përqëndrohet në zgjedhjet e 25 prillit. S’ka asnjë kusht për t’u tërhequr pas. Për mendimin tim duhet të vijë Basha me Opozitën. Basha është një njeri si unë, si ju, i shkolluar në perëndim, i rrethuar nga njerëz seriozë, jo seriozë, qesharakë, jo qesharakë, por që i duhet t’i jepet shansi. Pas 6-7 muajsh do të fillojnë përplasjet por që i duhet dhënë shansi fillimisht.”- tha Gjekmarkaj në studion e “Opinion” në News 24./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr masiv në Delvinë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Publikuar

-

Nga

Zjarr masiv në Delvinë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr masiv është shfaqur në fshatin Kopaçez, në Delvinë.

Zjarri vijon prej disa orësh, ndërsa flakët, favorizuar edhe nga erërat e forta po përhapen me shpejtësi.



Banorët kërkojnë ndihmën e një helikopteri për shuarjen e flakëve, teksa zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shpallet kompania fituese për projektin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë

Publikuar

-

Nga

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kompaninë fituese për projektin e metodologjisë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Fituesi për projektin e ndërtimit të Llogarasë është iC consulenten Ziviltechniker, ELEA dhe IBE.

Në njoftim thuhet se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.



Njoftimi i plotë

Bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni, dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k., kompani lokale, është përzgjedhur si kompania fituese për projektin e metodologjisë për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
Pas përfundimit të afateve ligjore, do të bëhet hapja e ofertave ekonomike, dhe shpallja e fituesit të garës për tunelin. Në garë morëm pjesën 7 kompani teksa u përzgjodhën për fazën finale 2 prej tyre.
Të gjithë konkurrentët pjesëmarrës ishin bashkime operatorësh ekonomikë të kryesuara nga kompani të huaja me eksperiencë në fushën e projektimit dhe ndërtimit të tuneleve.
Në aktivitetin e zhvilluar ditën e martë (15 shtator 2020) ku të pranishëm ishin Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe përfaqësues të BERZH, përfaqësuesit e dy kompanive të përzgjedhura prezantuan projektet e përgatitura prej tyre.
Ministrja Balluku tha se pjesëmarrja e kompanive ndërkombëtare dhe me eksperiencë të gjatë në këtë fushë është një tregues i procesit transparent mbi të cilin zhvillohen këto konkurse. Garantimi i sigurisë rrugore është shumë i rëndësishëm, së bashku me efiçencën e kostos së ndërtimit të kësaj vepre theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Një tjetër element me rëndësi të veçantë është zgjidhja arkitekturore, pasi bëhet fjalë për një vepër në një ndër pikat turistike të Shqipërisë, atë të Parkut Kombëtar të Llogarasë.
“Unë ju falënderoj shumë për gjithë punën serioze që keni bërë. Kompanitë kanë nevojë për kohën e tyre, për të dalë në një rezultat, por edhe ne na duhet që të nisim sa më parë, mundësisht brenda këtij viti procedurat e nevojshme për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, i cili do të bëhet me fonde të buxhetit të shtetit, sigurisht duke ju drejtuar partnerëve tanë, mbështetës financiarë”, u shpreh Balluku.
Për ministrin Klosi ndërtimi i kësaj vepre do të ketë një ndikim në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në zonën e bregdetit të jugut pasi do t’ju krijojë mundësi më të shumta investitorëve për të vijuar me investimet e tyre. “Aeroporti i Vlorës, por padyshim edhe tuneli i Llogorasë do t’i japin të gjitha mundësitë që investimet e ndërmarra në mënyrë masive nga investitorët shqiptarë e më pas nga investitorë të huaj, nëpërmjet investimit që do të realizohet në tunelin e Llogorasë, do të mund të ofrojnë një shërbim elitar për të gjithë zonën e bregdetit”, nënvizoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit.
Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta.

LEXO TE PLOTE