LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet plani i opozitës/ Mediu: Jemi në fazën e krijimit të qeverisë tranzitore

25 Shkurt 2019, 20:18, Aktualitet CNA
Zbardhet plani i opozitës/ Mediu: Jemi në fazën e krijimit

Kreu i  Partisë Republikane, Fatmir Mediu  i ftuar në emisionin ?Byro Politike? në  TV, ?ABCNeës?, ka folur për hapat  që  po ndërmerr opozita pas djegies së mandateve.

Mediu thotë  se ata janë në fazën e krijimit të qeverisjes tranzitore, ku do ti ngeli popullit të zgjedhi se kush do të fitojë.

?Populli ka humbur besimin te politika. Edi Rama ka humbur pikë me Reformën në Drejtësi.

Opozita arriti në një pikë ku nuk kishte asnjë rol në Parlament për ta bërë funksionale Reformën në Drejtësi.  Me djegien e mandateve dhe me protestat ne arrijmë në formimin e një qeverie tranzitore.

Ne po presim që sovrani i lirë të zgjedhi . Në qoftë se fiton socialistja hallall.?,- u shpreh Mediu./CNA.al

Lajmet e fundit nga