LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mandatet e opozitës/ KQZ, kërkesë Kuvendit

25 Shkurt 2019, 13:38, Aktualitet CNA
Mandatet e opozitës/ KQZ, kërkesë Kuvendit

Pasi Kryesia e Kuvendit adresoi në KQZ dorëheqjet e deputetëve të opozitës nga mandatet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka drejtuar kërkesë Kuvendit.

Mësohet se KQZ-ja kërkon nga Kuvendi specifikimin e vendeve vakante.

Sipas KQZ, 56 njoftimet për dorëheqjen e të deputetëve të opozitës nuk janë korrekte, pasi në to nuk përcaktohet krijimi i vakancave, sikundër parashikon ligji zgjedhor.

Kujtojmë këtu se të premten Kryesia e Kuvendit çoi në KQZ dorëheqjet e opozitës nga mandatet e deputetëve, ndërkohë që kompetente për këtë çështje është Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet.

Këshilli shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me mandatin e deputetit dhe paraqet raportin përkatës në seancë plenare. Më pas KQZ-ja njoftohet për vakancat e krijuara.

Lajmet e fundit nga