Connect with Us

Djegia e mandateve/ Lulzim Basha si dështim dhe roli i Sali Berishës

Aktualitet

Djegia e mandateve/ Lulzim Basha si dështim dhe roli i Sali Berishës

Publikuar

-

Sali Berisha dhe Lulzim Basha ne proteste

Djegia e mandateve duket një akt ekstrem nga ana e opozitës, përtej proçedurave të cilat do çojnë në një zgjatje të proçesit.

Një analizë e ketij veprimi tregon se është një akt i pa preçedentë dhe i rrezikshëm, nga opozita në një rrugë të pashkelur më parë.

Pse veproi kështu Basha?

Një pyetje që ende s’ka gjetur përgjigje të qartë përtej çdo qëndrimi të analizuar deri tani.

Më një renditje të fakteve dhe analizë të thjeshtë qartazi kuptohet se veprimi më shumë se akt opozitar që vinte nga fryma e elektoratit është një veprim sërish i nxituar personal, një çadër e dytë më ekstreme, ky vendim i këshilluar dhe udhëhequr në hije nga doktor Berisha.

Lulzim Basha tashmë është i pa zoti për të ngritur një parti që po rrudhet çdo ditë. Këtë Berisha e di mirë, sondazhet tregojnë një ulje të pandalshme të PD-së dhe Bashës. Në bazë PD është e shpartalluar, e përçarë dhe me struktura inekzistente. Ekipi i Lulit dhe sherret e brendshme i vunë flakën bazës PD-së, që përtej çdo manipulimi ka 230 mijë vota më pak.

Edhe vetë manipulimi apo blerja e votave është një përgjegjësi që kalon edhe tek vetë Basha. Ai është i pa zoti për të fituar zgjedhjet, krijon proçese sistematike përçarëse dhe nuk di të ndërtojë fushatë elektorale.

I paaftë për të ndërtuar një ekip që di të mbledhë dhe ruajë votat. Askush nuk i beson dhe nuk e mbështet si Berishën dje.

Në çdo diskutim më politikanë dhe pjesë të ekipit të tij dëgjoj fjalinë se “Luli është i paaftë të bëjë për vete komunitetin  ndërkombëtar”.  Kreu i PD-së është kthyer në një person i pabesueshëm dhe pa asnjë garanci. Megjithëse arma e tij dikur thuhej se ishte pikërisht diplomacia, ai e ka çuar PD në situatën më të keqe në këto 30 vite.

Në një situatë me mjaft vështirësi dhe problematika, duke filluar me strukturat e partisë, mungesën e mbështetjes në elektorat, rënien e vazhdueshme politike si dhe humbjen e mbështetjes së ndërkombëtarëve, Lulzim Basha kreu një akt ekstrem që do krijojë preçedent për të ardhmen.

LEXO EDHE:  Vrasjet e “21 Janarit”/ Ngjela bën deklaratën e fortë: Serveri është zbardhur, e di edhe Berisha

Sigurisht që Basha po shfrytëzon dhe mllefin e madh që ka një pjesë e popullit ndaj Edi Rames, kryesisht për sjelljet e tij në publik.

Nëse kyetar i PD do ishte Berisha, ai kurrë nuk do të shkonte në këtë pikë, përtej mbështetjes apo përdorjes që i bën Lulzim Bashës. Beteja opozitare ka problem të identifikuar kryesor njeriun që e drejton sot PD-në, pasi Luli nuk mund të jetë kurrë Saliu, por aktet e tilla duan një doktor dhe jo një infermier në paradhome.

Por, si ka mundësi që ai e mbështeti? Një tjetër pyetje nga demokratët që merr përgjigje nga veprimet e bëra prej doktorit këto 6 vite.

Berisha nuk është Basha. Doktori mban përgjegjësi për zgjedhjen e tij dhe si rrjedhojë i intereson që ky njeri të mund të shpëtoje nga degradimi.

Berisha e di shumë mirë që në kushte normale Basha është totalisht i humbur ndaj po provon që situata të radikalizohet në mënyre që të mund të vijë Basha në pushtet nëpërmjet zgjidhjeve politike në tavolinë, por edhe duke zgjidhur disa nga problemet e mësipërme.

Tani ngelet vetëm të shohim a do mund të realizohet ky skenar që në fund të fundit është epilogu i çadrës së dy viteve më parë./CNA.al

Opozita show me djegien e mandateve/ Zbulohet mashtrimi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Termet i forte ne Korçë

Publikuar

-

Nga

Shkundet Maqedonia nga dy tërmete/ Lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Nje termet i forte ka goditur sot ne mbremje Korcen. Epiqendra e tij ka qene ne Kostur te Greqise

Nuk raportohet per deme ne njerez. Forca goditese e termetit ka qene 4.7 balle e shkalles rihter. / cna.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërmet i fortë në Greqi/ Shkundet edhe Korça

Publikuar

-

Nga

Tjetër tërmet shkund Greqinë/ Lëkundjen ndjehen në Korçë dhe Tiranë

Një tërmet i fortë ka shkundur mesnatën e sotme Greqinë.
Mesohet se tërmeti kam pasur epiqendër Kosturin ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Korçë dhe zonat përreth.
Magnituda e tërmetit ka qenë 5.2 ballë.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  Vrasjet e “21 Janarit”/ Ngjela bën deklaratën e fortë: Serveri është zbardhur, e di edhe Berisha

LEXO EDHE:  Zbardhen emrat e kandidatëve për deputetë që do të votohen nesër në Berat

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE