LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja “Babale”/ Pranohet kërkesa e Salianjit

25 Shkurt 2019, 11:25, Aktualitet CNA
Çështja “Babale”/ Pranohet kërkesa e Salianjit

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, i cili ankimoi zgjatjen e hetimeve në lidhje me çështjen ?Babale?.

Mësohet se afati i fundit kur prokuroria duhet të mbyllë hetimet në lidhje me çështjen në fjalë është caktuar data 20 mars.

Kujtojmë këtu se në një deklaratë për mediat  më parë Salianji ka akuzuar prokurorinë për zvarritje të hetimeve.

Salianji ka thnënë se hetimi që po bëhet, është tërësisht politik dhe zgjatja e afateve të hetimit bëhet pas asnjë mbështetje ligjore.

?Prokurori tërësisht politike dhe në shkelje të ligjit, prokurori që vazhdon cështjen nuk ka guxuar të marrë mostrat e zërit të vëllait të ish ministrit Xhafaj, prokurori tjetër që është shtuar është një prokuror që ka lidhje të afërta me drejtuesin e Ministrisë së Brendshme sot, pra një hetim tërësisht politik, nuk ka arsye të zgjaten hetimet, vetëm për të mbajtur tymnajë, ne kemi kërkuar thjesht për të mbajtur në dijeni publikun që vazhdon në fakt një hetim jo për personin që sot është në burg në Itali, por gazetarin dhe ne e kemi denoncuar dhe do vazhdojmë të denoncojmë. Kemi tashmë një vendimmarrje që na con te qytetarët nesër në 10 para kuvendit për gjithë qytetarët?- deklaroi Salianji.

Lajmet e fundit nga