LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr masiv në ullishtet e Krujës/ E pamundur shuarja e flakëve

24 Shkurt 2019, 17:43, Aktualitet CNA
Zjarr masiv në ullishtet e Krujës/ E pamundur shuarja e flakëve

Flakët e rëna në fshatin, Barkanesh të Krujës, vijojnë ende megjithëse kanë kaluar disa orë nga përfshirja prej tij e një masivi me pisha dhe ullinj.

Burime nga vendngjarja për CNA.al, thanë se megjithëse kanë kaluar disa orë nga mbërritja e zjarrëfikësve, shuarja e flakëve është bërë e pamundur për shkak të terrenit të thyer, që e vështirëson afrimin e zjarrfikësve pranë vartrave.

Përhapjen e flakëve e kanë stimuluar edhe erërat e forta.

Autoritetet vendore, kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë, për shuarjen e flakëve nga ajri.

Deri tani raportohet të jenë 15 vatra aktive, të cilat kanë shkaktuar edhe panik tek banorët e zonës./CNA.al

Lajmet e fundit nga