LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet shkolla nga morrat/ Mesazhi tronditës i një gjimnazisteje

24 Shkurt 2019, 10:18, Aktualitet CNA
Mbyllet shkolla nga morrat/ Mesazhi tronditës i një gjimnazisteje

Ish kryeministri Sali Berisha  ka publikuar një denoncim që ka në qendër sistemin arsimor.

Sipas tij, sistemi arsimor është katandisur sot keq e më keq, si pasojë  e  regjimit të Kastokracisë.

Një gjimnaziste nga Luzi i Vogël ka denoncuar një sërë problematikash që shqetësojnë atë dhe shokët e shoqet e saj.

“Mbi 70% e nxënësve të shkollës së Luzit paguajnë çdo ditë 2 mijë lekë të vjetra për transport. Mungojnë mjetet mësimore. Mungojnë pajisjet për orën e edukimit fizik. Mungojnë kompjuterat.  Në dimër përballemi me problemin e të ftohtit dhe jemi detyruar të blejmë rezistenca vetë për ngrohje dhe në shumicën e rasteve kanë qenë jo funksionale pasi si ngre korenti.

Problemi kryesor është shfaqur  javën e fundit, pasi erdhën disa gra të shëndetësisë,dhe kontrolluan nxënësit nga koka dhe vetëm me një shikim, shumicën e nxënësvee nxorën të sëmureë?, shkruan gjimnazistja.

Një problem tjetër që është mjaft shqetësues në këtë shkollë është përhapja e parazitëve.

?Filloi kontrolli për morra, dhe më shumë se 15 vajza i nxorën me morra dhe i larguan nga shkolla, gjë që coi edhe në mbylljen e shkollës

Arriti në një pikë ku dhe mësuesit nuk bënin mësim dhe filluan ti thonin nxënësve morrësa ose zhulsa.?,- ka vazhduar më tej denoncuesja./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga