Connect with Us

KLP lehtë e shantazhueshme/ 7 nga 11 anëtarë të konstatuar me probleme

Aktualitet

KLP lehtë e shantazhueshme/ 7 nga 11 anëtarë të konstatuar me probleme

Publikuar

-

anetaret me probleme

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ishte institucioni i parë i sistemit të ri që “prodhoi” Reforma në Drejtësi.

Mirëpo nga 11 anëtarë të KLP, 7 prej tyre rezultojnë me probleme, ndërkohë që në duar të tyre është fati i të gjithë sistemit prokurorial.

Nisur nga problemet që rëndojnë mbi ta, duket se ata janë zgjedhur në atë Këshill për të mbyllur gojën dhe për të vepruar sipas urdhrave politike.

Për shkak se dyshohet se KLP është peng i politikës, është vendosur që edhe  mbledhjet të bëhen me dyer të mbyllura. Kështu, anëtarët e KLP mund të shantazhohen më lehtë nëse nuk veprojnë konform urdhrave të politikës për prokurorët e preferuar.

CNA.al do të sjell më poshtë kontestimet që janë ngritur nga institucione të ndryshme  mbi 11 anëtarët e KLP.

Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

Në nëntor të vitit të kaluar Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që konfirmoi në detyrë Prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani.

Sipas Komisionerit nuk krijohet bindja se prokurori Osmani ka arritur nivelin e besueshëm.

Më datë 2 Gusht, KPK-ja, edhe ILDKPKI-ja kishin raportuar se Osmani ka kryer deklarim të rregullt dhe se nuk kishte fshehje të të ardhurave.

E vetmja pikëpyetje që u ngrit në atë kohë, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ishte shlyerja e një huaje marrë kunatit të prokurorit, për të cilën komisioni ngriti dyshime.

Komisioneri Publik, kërkon shqyrtim të shkaqeve të ankimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ndryshim të vendimit dhënë më 2 Gusht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Gentian Osmani. Rasti pritet të shqyrtohet nga KPA.

Prokurorja Antoneta Sevdari

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19 shkurt 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.17/2018, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Antoneta Sevdari.

Gjatë kësaj seance, subjekti i rivlerësimit vlerësoi se denoncimi me të cilin u njoh, nuk paraqet asnjë të dhënë që mund të çojë në dyshime për paaftësi të saj në aspektin profesional.

Komisioneri Publik kërkoi që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të hetojë dhe të shprehet mbi të gjitha denoncimet në total, të depozituara pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në ngarkim të subjektit të rivlerësimit.

Trupi gjykues refuzoi kërkesën e Komisionerit Publik për riçeljen e hetimit administrativ, pasi konsideroi se dokumentacioni në dosje është i mjaftueshëm për zgjidhjen e çështjes. Përfundimisht për prokuroren Sevdari do të vendoset ditën e hënë, më datë 25.02.2019, ora 10.00.

Prokurori i Besnik Cani

Me datë 27 nëntor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi, votoi unanimisht për konfirmimin në detyrë të Besnik Canit,  me funksion prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, por i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme si këshilltar i Arta Markut.

Edhe pse KPK ka vendosur ta rikonfirmojë Canin në detyrën e prokurorit, hetimi administrativ dhe denoncimet e shumta që kanë ardhur kundër tij në Komision, kanë nxjerrë në pah një listë të gjatë shkeljesh në 2 nga 3 kriteret e vetingut, pasurinë dhe profesionalizmin.

Megjithatë, vendimi i KPK-së është kundërshtuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili i ka rekomanduar Komisionerit Publik ankimimin e vendimit për konfirmimin në detyrë të subjektit në Kolegjin e Apelimit, pasi sipas tyre Cani është konfirmuar në detyrë nëpërmjet interpretimit të gabuar të ligjit të vetingut nga KPK.

Sipas ONM-së një shqyrtim i drejtë i të gjitha detajeve të çështjes duhet të çojë në shkarkimin e Canit për shkak se ai vë në rrezik besimin e publikut mbi sistemin e drejtësisë dhe e ka të pamundur që ti përmirësoj të metat e tij nëpërmjet trajnimit.

LEXO EDHE:  Si u zgjodh Vatë Staka në KLP/ Komisioni i Monitorimit "shuplakë" Arta Markut

Gjithashtu ONM i ka rekomanduar Komisionerit Publik që në ankim t’i kërkojë Kolegjit të Apelimit të shqyrtojë çështjen e transferimit të disa dosjeve tek organi kompetent disiplinor, pasi shqyrtimi i këtij aspekti do të ketë ndikim të madh në vlerësimin e subjektit.

Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë

Bujar Sheshi, Prokurori i Apelit për Krimet e Rënda me 24.10.2018, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ai kaloi  procesin e Vettingut, pasi KPK, tha se nuk janë konstatuar probleme.

Nuk kaloi shumë kohë, dhe në media u publikuan të dhëna të dokumentuara, se Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe Autoriteti i Dosjeve.

Sipas këtij Autoriteti ka fakte kontraktiktore për Bujar Sheshin, dhe ku në disa dokumenta rezulton se është ai është rekrutuar në moshë të mitur.

“Për rastin në fjalë, nga administrimi i dokumentacionit që disponojmë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç). Në këtë kontekst, u zhvillua dhe procesi i riverifikimit, përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, të gjeneraliteteve të shtetasit Bujar Sheshi (kontradiktore me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit nga vetë z. Sheshi)”, thuhet në reagimin e Autoritetit të Dosjeve.

Por, Sheshi ka reaguar me padi ndaj Autoritetit të Dosjeve, pasi pretendon se nuk është ai personi në dosje.

Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër.

Komisioneri Publik, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 63, datë 6.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Arben Dollapaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Po në vlerësimin e Komisionerit Publik për këtë rast shkruhet se hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë.

“Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, – shkruhet më tej.

Kryetari i KLP -së, Gent Ibrahimi

Sipas Partisë Demokratike, Gent Ibrahimi apo kunati i ish-ministres Mimi Kodheli është në krye të KLP si investim politik i Edi Ramës për të kontrolluar sistemin e drejtësisë.

“Me kapjen politike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Edi Rama synon t’i shpëtojë drejtësisë, duke kontrolluar dhe penguar SPAK-un”- ka thënë më herët PD.

Anëtari i KLP -së Alfred Balla

Që në kohën kur ishte kandidat për në KLP,  Alfred Balla është konstatuar nga ONM, se nuk plotëson kriteret ligjore, pasi nuk ka qenë angazhuar 5 vitet e fundit në shoqërine civile.  Dhe për më tepër sipas ONM-së, platforma e tij ishte plagjiaturë e paraqitur nga një kandidat tjeter. “Ndaj ky kandidat nuk ka integritet te larte moral si anetar i KLP”, thuhej në reagimin e mëhershëm të KLP-së.

Të vetmit kandidatë, ndaj të cilëve nuk janë bërë kontestime janë Sandër Beci, Tartar Bazaj, Kostaq Beluri dhe Nurihan Seiti (Metaj)./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Fillon mbledhja e KLP-së/ Pritet emri i drejtuesit të SPAK

LEXO EDHE:  Amerikanët fillojnë trajnimin për luftën antikorrupsion/ Ja cili do jetë roli i FBI-së

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Amerikanët fillojnë trajnimin për luftën antikorrupsion/ Ja cili do jetë roli i FBI-së

LEXO EDHE:  Problemet shëndetësore që i shëron kripa

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: