Bashkëshortja e kryeministrit zbulon detajet e koncertit në Prishtinë: Pse u zgjodh Elvana Gjata? – CNA
Connect with us

Kryesore Show Biz

Bashkëshortja e kryeministrit zbulon detajet e koncertit në Prishtinë: Pse u zgjodh Elvana Gjata?

Publikuar

-

Pas 4 muajsh mungesë në skenën shqiptare, Elvana Gjata u rikthye me një koncert në Prishtinë për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.

Koncerti u organizua nga bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Anita, e cila kishte ftuar rreth 800 persona që të ndiqnin nga afër perfromancën e këngëtares.

 “Unë me Elvanën këtë bisedë për realizimin e një koncerti të bukur në Prishtinë e kemi diskutuar që vitin e kaluar. Duke qenë se vjet ishte 10-vjetori i Pavarësisë, erdhi dhe Rita Ora, pati dhe shumë ngjarje të mëdha, atëherë e lamë për ta bërë këtë vit”, u shpreh Anita në një intervistë për “Prive”.

Bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj tha se arsyeja e zgjedhjes së Elvanës, lidhej me faktin që ajo nuk kishte angazhime, si dhe ishte dakord të performonte “live”.

Sipas saj eventi u organizua në një kohë rekord prej rreth 10 ditësh.

Kryesore Show Biz

Kërkohet nga shtëpitë më të mëdha diskografike/ Këngëtari shqiptar promovon Shqipërinë në klipin e tij

Publikuar

-

Këngëtari shqiptaro-amerikan Big Cruz është një nga emrat më të rinj të tregut muzikor. Edhe pse që në moshë të vogël ka emigruar jashtë Shqipërisë, nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e tij.

Big Cruz është rikthyer në Shqipëri për të xhiruar klipin e këngës më të re të tij në bregdetin e jugut. Ka zgjedhur pikërisht vendin e tij për ta promovuar kudo nëpër botë.

Pas përfundimit të xhirimeve ai është larguar sërish për në Amerikë ku po shqyrton edhe ofertat që po i jepen nga kompanitë e mëdha muzikore në botë.

Aktualisht janë 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim artistin shqiptar. Një prej tyre është “Roc Nation” kompania e cila drejtohet nga Jay Z. Tjetra është “Universal Music Group, Republic Records” kompania që ka në menaxhim Justin Bieber, Rihann-en, Lady Gaga e sbumë artustë të tjerë. Ndërsa “Warner Brothers Music Group” është në pritje të një përgjigjeje pozitive nga ana e Big.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Morena Taraku publikon këngën më të re/ Reagon këngëtari me famë botërore

Publikuar

-

Këngëtarja nga Kosova, Morena Taraku, ditën  e djeshme ka publikuar kënëgn e saj më të re të titulluar “Swag”.

Në tekstin e këngës flitej për jetën luksoze që bën këngëtarja si dhe thumbonte koleget e saj.

Të shumtë janë ata që e kanë pëlqyer dhe e kanë klikuar këngën. Një ndër ta ishte dhe këngëtari me famë botërore Jason Derulo, i cili duket se e ka pëlqyer shumë këngën e Morenës pasi ka lënë në koment dy “emoji flakë”.

Le të kujtojmë se prej vitesh këngëtarja është zhvendosur dhe jeton në Turqi, ku është vlerësuar edhe me çmime në disa evente të rëndësishme muzikore.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Manjola Nallbani krenare për vajzën/ Tregon arritjet e suksesshme të saj

Publikuar

-

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Manjola Nallbani shpesh herë i tregon me krenari sukseset e vajzave të saj.

Së fundi Manjola ka zbuluar një nga arritjet e vajzës së saj të vogël Sindit, e cila ka përfunduar me sukses studimet në shollën 9 vjeçare dhe madje me fletë lavdërimi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Manjola Nallbani me anë të një fotoje në Instagram ku shihet vlerësimi që ka marrë Sindi.

Kjo gjë e ka lumturuar pafund Manjolën, ndaj ajo nuk ka ngurruar ta shprehë gjithë krenarinë publikisht. “Se ti të shton jetën”, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur fotos shoqëruar me figurën e një diamanti.

Vajza e vogël e këngëtares ka treguar se është shumë e talentuar dhe një vajzë tepër e zgjuar. Në nëntor të vitit të kaluar në panairin e librit, Sindi prezantoi librin e  saj të dytë.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending