LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

8 udhëheqës të famshëm dhe fobia e tyre e përbashkët: Macet

24 Shkurt 2019, 19:45, Aktualitet CNA
8 udhëheqës të famshëm dhe fobia e tyre e

Ndonëse është një ndjesi e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme për dikë që adhuron macet, duhet thënë se jo të gjithë i duan ato. Përkundrazi, frika ndaj tyre shkon deri në fobi.

Ailurofobia (ose felinofobia, elurofobia) është frika e vazhdueshme dhe e pashpjegueshme nga macet. Termi rrjedh nga greqishtja, ???????? (ailouros) ? mace and ????? (phóbos) ? frikë.

Disa nga udhëheqësit dhe diktatorët e famshëm që thuhet se kanë pasur tmerr nga macet:Aleksandri i Madh i Maqedonisë,

perandori i famshëm romak Jul Çezari,

Genghis Khan i njohur si Khan i Madh i Perandorisë Mongole,

monarku Louis XVI i njohur si Mbreti Diell i Francës,

udhëheqësi i Partisë Fashiste italiane Benito Mussolini (Duçe nga djala Dux, udhëheqës).

Adolf Hitleri dhe Napoleon Bonaparti kanë pasur gjithashtu frikë të pashpjegueshme nga macet.

Thuhet se ato i shkaktonin të dridhura deri në kockë Napoleonit dhe kishte kriza paniku nëse ndeshej me shikimin e një maceje.

Ailurofobi kishte edhe Dwight D. Eisenhower, gjeneral i ushtrisë amerikane dhe president i Amerikës në 1953-1961.

Mesa duket, pushteti, etja për të dominuar botën dhe macet nuk shkojnë me njëra-tjetrën.

Megjithatë emra të artit si balerina Isadora Duncan apo dramaturgu anglez Uilliam Shekspir kanë vuajtur gjithashtu nga kjo fobi.

Njerëzit kanë fobi nga macet zakonisht për dy arsye kryesore: një mace mund t?i ketë sulmuar gjatë fëmijërisë ose i shohin ato si personifikim të së keqes. Disa njerëz i kanë aq frikë sa edhe një foto mund t?u shkaktojë ankth dhe panik.

Lajm i keq: Macet tërhiqen nga njerëzit që nuk i duan. Studimet tregojnë se ato shkojnë drejtpërdrejt tek ata që i kanë fobi, alergji ose thjesht nuk i preferojnë. Nëse përpiqesh ta injorosh, bëhu gati pasi do ta kesh rrotull!

Lajm i mirë: Si të gjithë fobitë e tjera, edhe kjo mund të tejkalohet.

Nëse fobia ndikon në cilësinë e jetës, duhet kërkuar ndihma e mjekut, në të të kundërt mund të përmirësoni kështu gjendjen: terapi njohëse për të kuptuar linjat e gabuara të të menduarit dhe identifikimi i sjelljeve që mund të ndihmojnë; strategji të relaksimit, si frymëmarrja e thellë ose ushtrimet fizike; hipnoterapi, e cila ndihmon në riprogramimin e subkoshiencës (hipnozë); qëndrimi pranë një maceje me ndihmën e dikujt tjetër.

Lajmet e fundit nga