LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Trazirat në Shqipëri/ Dyshime se Basha bashkëpunon me Rusinë

23 Shkurt 2019, 18:46, Aktualitet CNA
Video-Trazirat në Shqipëri/ Dyshime se Basha bashkëpunon me

Protestat e opozitës dhe situata e tensionuar politike në Shqipëri ka zënë hapsirë deri në mediat ruse.

Është Russia Today, një financim i drejtëpërdrejtë nga qeveria ruse që i ka kushtuar një kronikë të detajuar zhvillimeve më të fundit në vendin tonë.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka fituar më shumë kohë televizive në kronikën e përgatitur nga RT, ndërkohë hapsirë ka marrë edhe gjesti i numrit dy të demokratëve Edi Paloka, i cili hodhi bojë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

?Parlamenti ynë nuk është produkt i votës së popullit, por siç është bërë e ditur nga përgjime të prokurorisë të publikuara nga media ndërkombëtare, është produkt i krimit të organizuar që ka bashkëpunuar me qeverinë aktuale?, deklaroi Basha për Russia Today.

Kryedmokrati Basha teksa i ka bërë thirrje qeverisë për gjetjen e një zgjidhjeje politike, ka paralajmëruar vazhdimin e protestave.

Pavarësisht hipotezave, analizave dhe investigimeve të hedhura në media, ende nuk janë zbuluar plotësisht prapaskenat ruse që thuhet se po gatuhen në Tiranë. Sipas gazetës Tema një nga njerëzit më të përfolurit mediatikisht për lidhjet e forta me Kremlinin, ka qenë lideri opozitar Basha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga