LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili plas “bombën”/ Zbulon kush e mban peng Ramën

23 Shkurt 2019, 12:11, Aktualitet CNA
Vasili plas “bombën”/ Zbulon kush e mban peng Ramën

Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar në lidhje me kronikën e medias italiane Rai 2, ku u intervistua një nga trafikantët e Shijakut dhe që fliste për mënyrën se si me paratë e drogës blihen zgjedhjet në Shqipëri.

Vasili theksoi se kronika e medias italiane vërtetoi se krimi i organizuar bleu votat në Shqipëri.

Për më tepër Vasili tha se janë kriminelët që e sollën në pushtet, ata të cilët mbajnë ?peng? Ramën dhe nuk e lejojnë të japë dorëheqjen.

?Krimi i organizuar bleu votat, e bëri Ramën të paraqitej pa program dhe të kërkonte vetëm timonin dhe tepsinë, sepse vetëm timoni i duhej kriminelëve. Ai u dha shqiptarëve alternativën e vetme, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Telekomandën e Ramës dhe të deputetëve të mazhorancës e mban vetëm krimi i organizuar. Ramën e mbajnë në pushtet dhe ja mbledhin dorën për të mos u larguar nga karrigia kriminelët që e kanë vënë aty?-tha ndër të tjera Vasili.

Kujtojmë këtu se në kronikën e televizionit shtetëror Rai2 e cilëson Shijakun si zonë të grupit Avdylaj duke përmendur edhe përgjimet e ?Zërit të Amerikës, ndërkohë që në dialog mes italianit dhe shqiptarit, ky i fundit pohon se lekët e fituara nga shitja e drogës përdoren për të blerë vota./CNA.al

Lajmet e fundit nga