LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Urdhëri i ri për vizitat në spitale/ Vjen reagimi i parë nga PD

23 Shkurt 2019, 10:26, Aktualitet CNA
Urdhëri i ri për vizitat në spitale/ Vjen reagimi i parë nga

Tritan Shehu, i cili tashmë ka dorëzuar mandatin e deputetit, ka reaguar në lidhje me urdhërin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë për vizitat e familjarëve në spitale.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Shehu e ka cilësuar këtë urdhër si një ?shprehje autokracie?, ndërsa shton se tashmë nuk mund të flitet më për autonomi të spitalore.

?Nje urdher jo vetem shterpe ne ide per spitalet e vendit ai qe u publikua sot, por dhe qe pasqyron nje mentalitet te Rilindjes ultra centralist e te rrezikshem ne terresi.  E pa imagjinueshme kjo qe po ndodh me sistemin tone shendetesor, tashme gati per tu shndruar me shume se dhe nje repart ushtarak ne centralizmin e tij.  Jo vetem nuk mund te flitet per autonomi spitalore, ?spitali ndermarje? etj ide zhvilluese, por po kalohet nen nje trysni, qe edhe ne diktature nuk ishte mbi spitalet.

Pa asnje dyshim ky nuk eshte vetem nje gabim i thelle menaxherial spitalor, eshte shprehje e largimit teresor te Qeverise nga cdo element autonomie, decentralizimi, demokracie e ekonomie tregu. Eshte shprehje autokracie, jo larg diktatures! Te dashur miq, lexojeni vete, nuk do tu besoni syve?spitaleve te vendit u caktohen edhe oraret e vizitave, takimeve deri ne minuta, reanimacioneve po keshtu!!!?, shkruan Shehu./CNA.al

Regjimi i ri në spitale/ Unifikohen oraret e vizitave

Lajmet e fundit nga