LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi në Përmet/ Rama “terrorizon” administratën

23 Shkurt 2019, 13:24, Aktualitet CNA
Takimi në Përmet/ Rama “terrorizon” administratën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një ?qytetari dixhital?, sipas të cilit militantë të PS-së po i ushtrojnë presion administratës të marrin pjesë në takimin që kryeministri Rama do të mbajë në Përmet.

Sipas denoncuesit, militantë socialistë nga Tirana dhe rrethe të tjera kanë zbarkuar në Përmet dhe është bërë një situatë e tillë, sikur Enver Hoxha të ishte ende gjallë.

?Po ju shkruaj nga qyteti i Permetit pasi sot këtu eshte ngjallur Enver Kristaq Rama! Kane zbarkuar lloj e soj militantesh te PS nga Tirana dhe Rrethe te tjerë dhe u bejne presion administrates se qytetit dhe banoreve te dalin ne oren 4 e gjysem te Pallati Sportit qe te degjojme psikopatin si tall menderen me njerzit e thjeshte qe dhe brrinjet u numërohen. Skandal…viti 2019 dhe eshte berë një situatë sikur Enveri të jetë gjallë akoma.I bej thirrje banoreve ne jug të dalin e ta zbojnë mbrapsht. Anonim të lutem se këta na heqin edhe nga puna.Na vrasin natën e na qajnë ditën. Respekte?-shkruan denoncuesi./CNA.al

Lajmet e fundit nga