LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse opozita i dogji mandatet?/ Kryemadhi flet për median italiane

23 Shkurt 2019, 11:26, Aktualitet CNA
Pse opozita i dogji mandatet?/ Kryemadhi flet për median italiane

Në një intervistë të dhënë për median italiane ?Rai News?, ka shpjeguar arsyet se pse sipas saj opozita ndërmori aktin ekstrem, për të djegur mandatet e deputetëve.

Kryemadhi ka thënë për gazetaren , Laura Tangherlini se ?vetëm rënia e kësaj qeverie që përfaqëson krimin e organizuar në Shqipëri, do të mund të sjellë stabilitet në Europë  dhe në rajon?.

Referuar deklaratës së Ramës, i cili është shprehur i vendosur për të mos dhenë dorëheqjen dhe për të mos çuar vendin në zgjedhje të parakoshme, Kryemadhi është shprehur se ?Institucionet janë totalisht të shkatërruara dhe është normale që ai të ndihet paksa si mbreti i Shqipërisë, duke menduar se ka mbështetjen e të gjitha institucioneve, por ky është një problem. Sjellja e tij është vërtetë një problem serioz, nëse ai nuk arrin të kuptojë se çfarë po ndodh, është problem i tij dhe jo problem i popullit shqiptar apo opozitës.?.

Gjithashtu Kryemadhi është pyetur edhe se çfarë do të bëjë opozita, nëse të enjten e radhës mazhoranca vendos të kthehet në Parlament dhe të vazhdojë punën.

?Protesta jonë do të vazhdojë. E gjithë axhenda jonë varet nga qeveria, nga vendimi i mazhorancës dhe populli do të jetë me ne, sepse ne jemi opozita, ne do ti mbrojmë dhe nuk do ti lëmë të provokohen nga forca të tjera, si forcat e sigurisë të qeverisë. Axhenda e opozitës është shumë mirë e organizuar dhe kjo axhendë do të shkojë para për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur, në një vend demokratik që synon të anëtarësohet në Europë përmes demokracisë.?-tha ndër të tjera Monika Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga