LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat në rrethe/ Basha ndërmerr një tjetër lëvizje

23 Shkurt 2019, 11:16, Aktualitet CNA
Protestat në rrethe/ Basha ndërmerr një tjetër lëvizje

Ndërsa ditën e djeshme, kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi kryesinë e partisë, sot mësohet se do të mbledhë kryetaret e degëve për të detajuar aksionin opozitar.

Ashtu sikurse bëri të ditur vetë kryedemokrati Basha në përfundim të protestës ditën e enjte, tubimet do të vazhdojnë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, sipas tij deri  në rrëzimin e qeverisë Rama.

Kryetaret e Partisë Demokratike në rrethe do të punojnë jo vetëm për denoncimin e aferave të qeverisë Rama, por do të përgatiten edhe për betejën zgjedhore.

Lajmet e fundit nga