LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbajti dietën e JLo, gazetarja shqiptare tregon “vuajtjet”: “Më e vështirë se të lije cigaren!”

23 Shkurt 2019, 10:25, Lifestyle CNA
Mbajti dietën e JLo, gazetarja shqiptare tregon “vuajtjet”:

Gazetarja e njohur shqiptare, Iva Tiço ka rrëfyer sot vështirësitë e dietës së famshme që ka mbajtur këngëtarja Jennifer Lopez.

Iva Tiço e ndoqi dietën strikte 10 ditore dhe premtoi se do të ndante momente hap pas hapi në profilin e saj në Instagram.

Por te ?Rudina?, Iva u shpreh se nëse nuk do të kishte premtuar në emision, ajo do të kishte hequr dorë shumë shpejt, pasi të linte sheqernat ishte shumë e vështirë për të.

Iva tha se në 10 ditë humbi 2 kg dhe na bëri të kuptojmë se po të mos kishte qenë për faktin që u bë publike, do ta kishte shkelur dietën, e cila sipas saj ishte më e vështirë sesa të lije cigaren.

?Kuptova që kisha varësi nga sheqernat. E pata më të vështrë sesa shoqja ime që po linte cigaren?, u shpreh ajo duke na treguar vështirësitë e kësaj diete.

Dieta 10-ditore e Jennifer Lopez kërkon ushqimin me produkte pa sheqerna, yndyrna, pa brumëra por vetëm me ushqime të shëndetshme që përmbajnë proteina.

Po ju do të guxonit?

Lajmet e fundit nga