Connect with Us

Gazetari “shuplakë” kreut të PD-së/ Ju flet Basha përmes Moskës

Aktualitet

Gazetari “shuplakë” kreut të PD-së/ Ju flet Basha përmes Moskës

Publikuar

-

kreu i PD lulzim basha

Gazetari, Denis Dyrnjaja, në një postim në rrjetet sociale ka komentuar intervistën e dhënë nga kryetari i PD-së Lulzim Basha për “Russia Today”

Sipas tij, kjo intervistë në rastin më të mirë është naivitet në të kundërt nënkupton lidhjet e opozitës me Moskën.

Më tej Dyrnjaja shkruan se “Russia Today” është krijuar për të pasur influencë në vende dhe rajone ku është e interesuar Russia.

“Kjo intervista e Lulzim Bashës për Russia Today në rastin më të mirë është një naivitet politik, në rastin më të keq nënkupton se fijet me Moskën qenkan lidhur fort.

Russia Today është investim tërësisht i qeverisë ruse për të ushtruar ndikimin dhe politikat e Moskës.

RT është krijuar për të krijuar influencë në vende dhe rajone të botës ku Rusia është e interesuar, sikurse është edhe Ballkani.

Kjo po arrihet nëpërmjet disa mënyrave, përmes financimeve sekrete për subjekte politike, përmes ndikimit me skenarë destabilizues dhe nëpërmjet propagandës mediatike.

LEXO EDHE:  SHENIM/Bifteku i ministrave të Ramës dhe pasuria e shtuar e Lulzim Bashës

Për fat të keq situata aktuale në Shqipëri, Malin e zi dhe Serbi përkon me interesat ruse për destabilizim nën petkun e demokracisë duke u kapur në shkaqe reale sikurse është korrupsioni, zgjedhjet apo autokracia që realisht lulëzojnë dhe legjitimojnë pretendimet që përcillen periodikisht nga RT apo Sputnik nëpërmjet faktorësh politik që duhet të promovohen”,-shkruan Dyrnjaja.

Në mbyllje të shkrkimit Dyrnjaja shfaqet skeptik për intervistën e dhënë nga Basha.

“Se çfarë interesi ka Basha të dërgojë mesazhin politik në Russia Today ai e di.

Do ishte legjitim çdo mesazh dhënë në çdo media perëndimore BBC, Routers, AFP, DË, Rai apo mediat amerikane, por për një agjenci ruse të kontrolluar nga Kremlini duket pak çuditshme.

Të shpresojmë se është thjeshtë një naivitet.

Ndryshe, siguria kombëtare nuk është edhe aq e sigurt tashmë”,përfundon shkrimin Dyrnjaja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  “Tre burra me një birrë”/ Çuditet Basha

LEXO EDHE:  Çfarë nuk fitoi Lulzim Basha



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Çfarë nuk fitoi Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Faktet që rrëzojnë Lulzim Bashën/ Detajet që tregojnë manipulimin e 13 qershorit

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hoxhaj: Me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin

Publikuar

-

Nga

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” shprehet se veprimi i qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit për targat është i duhur. Ai thotë se fakti që një gjë e tillë nuk është zbatuar pavarësisht marrëveshjes prej 2011, tregon se sa e paqëndrueshme është ‘status quo-ja’ në Kosovë.

Sipas z. Hoxhaj ka ardhur momenti për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mund të arrihet përmes rimodelimit të dialogut dhe krijimit të një momentumi të ri.

“Mendoj se është koha e fundit të rimendohet se si dialogu të riformatizohet dhe flitet vetëm për njohje të ndërsjellë dhe diskutohet vetëm për çështje teknike”, shprehet z. Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se situata e krijuar nuk është një test për vetë Kosovën dhe Serbinë por edhe për Rusinë dhe Perëndimin.

“Padyshim që zhvillimet e fundit kanë dhe dimensionin gjeopolitik. Kërcënimet ushtarake të hapura të Serbisë, mobilizimi i ushtrisë dhe lëvizja afër kufirit me Kosovën si dhe gjuha kërcënuese nga Vuçiç dhe prania e vetë ambasadorit rus në një kazermë ushtarake në jug të Serbisë flasin se gjitha kjo është një test dhe për raportet mes Perëndimit dhe Rusisë ndaj duhet një vendosmëri më e madhe e BE dhe SHBA”, deklaroi z. Hoxhaj.

LEXO EDHE:  Çfarë nuk fitoi Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Banda e LSI-së si shpëtim për Kuvendin e Bashës



Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës i lidh zhvillimet në Kosovë edhe me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi ku serbët provokuan nisjen e një konflikti civil dhe sipas tij Rusia dhe Serbia po kërkojnë të rikthejnë ndikimin në rajon.

“Vuçiçi nuk besoj se reagon vetëm në emër të Serbisë dhe padyshim që ka koordinim me Rusinë dhe këtu kërcënohet direkt integritet dhe sovraniteti i Kosovës nga Beogradi, por mbi të gjitha është një përpjeke që të kërcënohet i tërë rajoni. Një përpjekje për të prodhuar sa më shumë pasiguri në Ballkan në mënyrë që të bllokohet integrimi evropian”, tha z. Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK shprehet se qeveria e Kosovës duhet të ketë qëndrim të qartë për marrëveshjet e arritura por duhet ta ketë dhe një mendim se si të ecët përpara me dialogun pasi vendosja e reciprocitetit është vetëm një lëvizje teknike dhe i duhet kushtuar rëndësi planit politik dhe diplomatik./euronews

LEXO TE PLOTE