Connect with Us

Erërat e forta/ Policia rrugore jep njoftimin e rëndësishëm

Aktualitet

Erërat e forta/ Policia rrugore jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

policia rrugore per ererat e forta

Policia rrugore në qarkun e Lezhës ka shtuar shërbimet e asaj në aksin rrugor Lezhë – Mabë për shkak të motit të keq dhe erërave të fuqishme.

Sipas Policisë, në aksin e lart përmendur do të pezullohet lëvizja e kamionëve për shkak të erës së fuqishme.

Gjithashtu Policia rrugore ka bërë thirrje që edhe në aksin tepelenë-Fier të reduktohe shpejtësia.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Policia Rrugore është angazhuar me shërbime të shtuara në aksin rrugor Lezhë – Mabë, pasi për shkak të motit të keq me erë të fuqishme gjatë ditës së sotme, edhe pas këshillimit të Policisë Rrugore për të qarkulluar me ngadalë, 4 kamionë të lartë janë përmbysur, fatmirësisht pa të lënduar.

LEXO EDHE:  Arrestohen 10 persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen

Aktualisht në këtë aks rrugor intensiteti i shpejtësisë së erës është shumë i fuqishëm dhe për këtë arsye, Policia Rrugore do të pezullojë lëvizjen e kamionëve me mbulesë deri në një njoftim të dytë, për të evituar aksidentet rrugore.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e të gjitha mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor dhe në aksin Tepelenë- Fier të ngadalësojnë shpejtësinë  dhe të tregohen të kujdesshëm, të kontaktojnë me punonjësit e Policisë Rrugore si dhe në numrin 112 për çdo problem që mund të kenë gjatë udhëtimit në këtë aks rrugor e më gjatë.

#Policiarrugorenesherbimintuaj/CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Surprizat e motit/ Ja si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Ja si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Vendi ynë u ndikua sot nga masa ajrore të qëndrueshme, të thata dhe të nxehta ndërsa moti ka qenë i kthjellët në pjesën më tw madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore.

Temperatura më e lartë për sot u regjistrua 36°C në disa qytete si Shkodër, Durrës, Berat dhe Elbasan ndërsa kryeqyteti regjistroi temperaturën më të lartë me 34°C.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se për ditën e nesërme pritet që vendi ynë të ndikohet nga të njejtat kushte atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtarenë relievet malore.



LEXO EDHE:  Bandat e krimit në Elbasan/ Artan Hoxha: Policët e infiltruar nuk lejojnë arrestimin e tyre

Edhe nesër pritet të jetë një tjetër ditë e nxehtë. Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 16°C në relievet malore deri në 24°C në ato të ulta. Por në vlerat e mesditës pritet në rritje prej 1-2 gradësh dhe temperatura të parashikuara deri në 33°C deri në 37-38°C në ato të ulta dhe bregdetare.

LEXO EDHE:  Arrestohen 10 persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen

Era do të jetë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po transportonte emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Po transportonte emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Një 40-vjeçar ka rënë në pranga, pasi  është kapur duke transportuar 34 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se pas finalizimit të operacionit të koduar “Krasta” është vënë në pranga shtetasi me inicialet V. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Krasta”, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor.

Vihet në pranga një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 34 shtetas të huaj nga vendet e treta.



Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për marrjen e masave për të  parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorrin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Belishti në drejtim të Elbasanit, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën dhe finalizuan operacion policor “Krasta”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

LEXO EDHE:  Protesta kundër ndërtimit të inceneratorit/ “Policia e Ramës po rreh gratë në Mbrostar” (Video)

LEXO EDHE:  Detajet e policisë për vrasjen në Lezhë

K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestim i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe/ Rama: Uroj të frymëzojë vendet e rajonit

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe/ Rama: Uroj të frymëzojë vendet e rajonit

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën arritën sot një marrëveshje historike paqeje me ndërmjetësimin e Presidentit të SHBA Donald Trump.

Pasi Trump konfirmoi lajmin, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili deklaron se marrëveshja është vërtet frymëzuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se kjo marrëveshje duhet të frymëzojë edhe vendet e rajonit për të punuar së bashku me këtë frymë.

“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të madhe të përbashkët të të gjithë njerëzve të tyre. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë”, shkruan kreu i qeverisë.



LEXO EDHE:  Plagosën 24-vjeçarin/ Arrestohen dy vëllezërit

Ndërkohë, pritet që kjo marrëveshje të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme./ CNA.al

Arrrihet marrëveshje historike/ Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë paqe

LEXO TE PLOTE