LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Era e fortë “shkund”çatitë/ Probleme me furnizimin me energjinë elektrike

23 Shkurt 2019, 11:54, Aktualitet CNA

Në Qarkun e Elbasanit, Librazhdit dhe Peqinit moti i  keq i  shoqëruar me dëborë në zonat malore dhe erërat e forta, kanë shkaktuar probleme të mëdha me furnizimin me energji elektrike.

Gjithashtu probleme ka pasur edhe në qarkullimin e automjeteve dhe përdoruesit e rrugës janë këshilluar nga policia që të bëjnë kujdes në mënyrë që të evitojnë aksidentet.

Në disa fshatra malorë era e fortë ka shkatrruar pjesërisht çati banesash dhe magazina, të cilat janë të ndërtuara nga llamarina.

Ndërkohë në Qarkun e Lezhës dy kamionë janë përmbysur sot për shkak të erës së fortë.

Po ashtu në aksin Tiranë-Elbasan është bllokuar përkohësisht qarkullimi për shkak të një peme që është rrëzuar në rrugë.

Lajmet e fundit nga