LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm/ Apel drejtuesve të mjeteve

23 Shkurt 2019, 12:17, Aktualitet CNA
ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm/ Apel drejtuesve të

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë sërish informacion për situatën në vend si pasojë e motit të keq me erëra të forta. Në një njoftim për mediat, ARRSH bën të ditur se ka pasur disa tabela të rrezuara dhe ka dëmtim të sinjalistikës vertikale në aksin Thumanë-Milot.

Gjithashtu ARRSH bën me dije se kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe në gatishmëri bashkë me Policinë Rrugore, ndërsa i bën apel shoferëve të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

Njoftimi i ARRSH-së:

Si pasojë e erërave të forta në akset
-Milot-Lezhë-Shkodër,
-Thumanë-Milot ka pasur disa tabela të rrezuara dhe ka dëmtim të sinjalistikës vertikale. Gjithashtu mbas Mamurrasit në drejtim të Lezhës vijon erë me intensitet të lartë. Erëra të forta paraqiten dhe në
-Korçë dhe Gjirokastër në akset kombëtare.
-Në segmentin Tiranë-Elbasan ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, grupi i punës është në vendndodhje dhe ka punuar për pastrimin e rrugës dhe rihapjen e qarkullimit.
-Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe në gadishmëri bashkë me Policinë Rrugore.
-Njoftohen pëdoruesit e mjeteve të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të evituar aksidentet e mundshme, të kenë kujdes në akset ku ka patur aksidente automjetesh si pasojë e erës si dhe të shmangin akset problematike nga era e fortë.
-Për të shmangur aksidente patrullat e policisë janë pozicionuar në këto akse dhe bëjnë ndalimin e kamionistëve dhe të autobuzëve duke i këshilluar për reduktimin e shpejtësisë dhe shtimin e kujdesit maksimal.

 

Lajmet e fundit nga