LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksioni opozitar/ Basha mbledh kolegjin e kryetarëve

23 Shkurt 2019, 15:41, Aktualitet CNA
Aksioni opozitar/ Basha mbledh kolegjin e kryetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së ka mbledhur kolegjin e kryetarëve.

Mësohet se në se në mbledhje e zhvilluar po marrin pjesë  të gjithë kryetarët e PD-së ,nga  rrethet raporton BW.

Takimi i kolegjit të kryetarëve zhvillohet për të vendosur organizimin, vendimet e kryesisë, për strategjin e radhës.

Kujtojmë se ditën e djeshme Basha nga Kryesia e PD-së tha se pika e parë e rendit të  ditës është  aksioni politik pas dorëzimit të mandateve.

?Të bëhet ndërthurja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë.?-u shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga