LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

400 CD me përgjime të reja/ Dosja 339 fundos politikën?

23 Shkurt 2019, 13:30, Aktualitet CNA
400 CD me përgjime të reja/ Dosja 339 fundos politikën?

Prokurorë të Krimeve të Rënda kanë tërhequr nga Prokuroria e Përgjithshme rreth 400 CD me përgjime të reja të dosjes më të përfolur kohët e fundit, atë 339.

Burime zyrtare nga organi i akuzës pohuan për Vizion Plus se dy ditë më parë, me urdhër të drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela, janë shtuar në numër, jo vetëm prokurororët e çështjes, por edhe oficerët e policisë gjyqësore.

Kjo për shkak të kohës që kërkon transkriptimi i përgjimeve të reja voluminoze.

Dosja 339 është në duart e dy prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, ndërsa nga 3 oficerë të policisë gjyqësore që kanë qenë më herët, numri është rritur në 10.

Sipas burimeve, përfaqësues të akuzës kanë vendosur që brenda muajit Mars të marrin në pyetje të gjithë personat e dalë në përgjime, ku disa prej tyre ndodhen aktualisht në burg.Në pyetje do të merren edhe drejtues vendor e qëndrorë.

Hetimet për këtë dosje nisën në 2016-ën, ndërsa numri i personave të arrestuar der më tani ka arritur në 71. Vetëm operacioni Volvo-4, solli prangosjen e anëtarëve të disa grupeve të ndryshme kriminale në vend, si ata të fisit Avdylaj në Shijak.

Akuzat e ngritura ndaj personave të përfshirë në këtë dosje, janë ato të trafikut të drogës, grupit të strukturuar kriminal, si dhe ajo e blerjes së votave gjatë zgjedhjeve te vitit 2017.

Lajmet e fundit nga