LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja e fortë e gazetarit/ Kjo është zgjidhja e vetme e krizës

22 Shkurt 2019, 09:41, Aktualitet CNA
Thirrja e fortë e gazetarit/ Kjo është zgjidhja e vetme e

Gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar në lidhje me dorëzimin e mandateve nga deputetët e opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari shkruan se zgjidhja për situatën në të cilën ndodhet sot Shqipëria është dorëzimi i mandateve edhe nga mazhoranca.

Sipas tij opozita është vetëm gjysma e së keqes, prandaj duhet të dorëhiqen të gjithë që të pastrohet një herë e mirë parlamenti.

?Dorëhiquni të gjithë të shpejtojmë!

Pa dashje deputetët e opozitës bënë një lëvizje të shumëpritur por që është vetëm gjysma e së tërës. Do ishte mirë të dorëzonin mandatet edhe këta të mazhorancës e të pastronim një herë e mirë parlamentin bashkë me politikën nga korrupsioni, injoranca dhe banaliteti të miksuara me servilizëm e demagogji bajate.

Duhet një ndryshim total që nuk mund të vijë nga ata që e kanë krijuar ushqyer dhe vijojnë ta mbajnë në këmbë prej gati 30 vjetësh për interesa komplet personale dhe klanore edhe pse predikojnë për ditë të kundërtën!?-shkruan Dyrnjaja në postimin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga