Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Bregut të Lumit në Laprake, të cilët i shprehën shqetësimet e tyre, duke nisur që nga infrastruktura dhe falimentimi i bizneseve.
Në takimet derë më derë, Vokshi u shpjegoi qyyetarëve planin konkret të PD për rritjen e të ardhurave përmes rritjes së pensioneve, dyfishimit të ndihmës ekonomike dhe masave të tjera lehtësuese.
“Edi Rama i ka braktisur njerëzit dhe këta qytetarë trajtohen si të dorës së dytë. Kjo gjendje duhet të marrë fund në 25 prill. E kemi në dorë vetë ta ndryshojmë. Edi Rama nuk e ka mbështetur biznesin. Ai është pasuruar vetëm për vete dhe i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.
Edi Rama do që të rinjtë të largohen, në mënyrë që ta ketë më të lehtë sundimin. Duhet të qendrojmë këtu. Të votojmë PD në 25 prill dhe të bëjmë ndryshimin për jetën tonë”- tha Albana Vokshi.
LEXO EDHE: Mësuesja me kancer vë me shpatulla pas muri kryeministrin/ Ja kush është realiteti
Vokshi u shpjegoi qytetarëve planin konkret të PD, duke theksuar se do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit.
“Me qeverinë e re të Lulzim Bashës do të ketë rritje të pensioneve dhe do tju shtohen lekët në xhepin tuaj. Do të ketë ulje të çmimit të energjisë dhe të shumë shërbimeve. Këta 8 vite duhet të marrin fund, sepse nuk e meritojnë shqiptarët një kryeministër që i ka braktisur dhe shton pasuritë e veta. Qeveria jonë do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit dhe përfitimet do të jenë direkt për çdo shqiptar, që të marrë atë që meriton”, theksoi Vokshi./CNA.al