LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pakti për universitetin/ Manastirliu jep lajmin e mirë për studentët  

22 Shkurt 2019, 08:58, Aktualitet CNA
Pakti për universitetin/ Manastirliu jep lajmin e mirë për

?Çdo student ekselent i Universitetit të Mjekësisë apo Infermierisë, hyn në procedura konkurimi për t?u punësuar në qendra shëndetësore ose spitale publike, me 10 pikë bonus?. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë ceremonisë së dimplomit të studentëve të tre fakulteteve të Mjekësisë dhe fakultetit të Infermierisë në Tiranë.

Duke vlerësuar se nga zëri i studentëve për një arsim më cilësor, lindi pakti për universitetin, Manastirliu theksoi se do të përmbushen një për një të gjitha angazhimet e marra nga qeveria.

?Puna e nisur nuk do të ndalet derisa të realizohet cdo angazhim, që nga përmirësimi I kushteve në konvikte, tek biblioteka dixhitale, te tarifat e studentëve, transparenca e buxheteve, punësimi I studentëve ekselentë dhe krijimi I mundësive të barabarta për punësim?, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se do të garantohet që cdo profesionist, të punësohet me meritë.

?Prej një viti po konsolodojmë portalin Infermierë për Shqipërinë, ndërsa jemi duke punuar për krijimin e portalit Mjekë për Shqipërinë, ku do të bëhen transparente vendet vakante dhe do të ofrohet më shumë mundësi përzgjedhje për mjekët e rinj, për tu punësuar në sistemin shëndetësor public?, tha në fjalën e saj Manastirliu.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, u diplomuan 591 studentë të 3 fakulteteve të mjekësisë dhe 1560 studentë të Infermierisë dhe shkencave mjekësore teknike./CNA.al

Lajmet e fundit nga