LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Myslym Murrizi si përfaqësues i lëvizjes Duma-Salianji/ Grida drejt një partie të re?

22 Shkurt 2019, 11:19, Aktualitet CNA
Myslym Murrizi si përfaqësues i lëvizjes Duma-Salianji/ Grida

Deputeti demokrat dhe kryetari i PD-së në Lushnje, Myslym Murrizi refuzoi të dorëzonte dje mandatin e deputetit. Ai pati disa reagime të forta mediatike, duke sqaruar dhe pozicionin e tij përballë vendimit të Lulzim Bashës.

Murrizi solli si argument faktin se PD mund ti kishte djegur mandatet në dhjetor, por shkoi në parlament dhe tani pas gati dy muajsh ndryshoi gjithçka.

Ai theksoi se janë 7-8 deputetë të PD-së, të cilët ndajnë të njëjtin mendim më të, dhe djegia e mandateve sipas Murrizit ishte një vendim i pakonsultuar dhe i nxituar.

Disa nga emrat kryesorë që ishin kundër djegies së mandateve janë edhe deputetja Grida Duma dhe Ervin Salianji. Të dy këta emra prej kohësh janë në një përballje me Lulzim Bashën pas bllokimit që kreu i PD-së ju bëri për të kandiduar në postet e sekretariatit.

Më pas Duma dhe Salianji, si një dyshe e pandarë u përfol se do fillonin një tur takimesh në bazë dhe gjithçka do fillonte nga Lushnja me mbështetjen e Myslym Murrizit, por dalja në protesta e ndali turin e tyre.

Sot pas më shumë se një muaji janë pa mandate deputetësh, pa poste sekretarësh dhe i vetmi që ka ngelur në krah të tyre është Myslym Murrizi. Ky i fundit duket të jetë dhe përfaqësuesi i tyre në parlament me mundësinë që si deputet mund të krijojë një forcë politike dhe në çdo përplasje më Lulzim Bashën, të dalë levizja e re më Gridën kryetare e cila gëzon mjaft simpati në opinionin publik.

Grida Duma nuk ka folur aspak për djegien e mandateve, përtej qëndrimeve të saj publike ajo u shfaq e nxirë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe nuk tha asnjë fjalë në Kryesi dhe mbledhjen e grupit parlamentar.

Ervin Salianji nga ana tjetër ishte kundër djegies së mandateve në mbledhjen e grupit parlamentar, por më pas në media tentoi ta fshihte këtë qëndrim të tij.

Murrizi me qëndrimin e tij së jane 8 deputetë kunder djegies së mandateve tregoi se 20% e grupit të PD-së është kundër  vendimit të Bashës.

Luli mesa duket ka përballë një klan të ri që mund ta rivalizojë brenda dhe jashtë PD-së./CNA.al

Ekskluzive-Salianji kundër djegies së mandateve/ Si gënjen publikisht deputeti i Bashës

Grida Dumës nuk i del inati me Lulzim Bashën

Ekskluzive/ Murrizi flet për CNA.al: Pse nuk e dorëzoj mandatin

Akuza e Murrizit/ Genc Pollo dhe Alibeaj sabotuan fushatën e PD

 

Nuk ndalet Murrizi/ Shpërthen kundër Kryesisë së PD-së

Lajmet e fundit nga