LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lulit i realizohet “ëndrra”  

22 Shkurt 2019, 08:42, Aktualitet CNA
Lulit i realizohet “ëndrra”  

Pak kohë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha “shikonte ëndrra” sikur po e telefonte presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Madje, Luli në një studio telvizive ishte shprehur se arsyeja se pse nuk bën revolucion për të rrëzuar kryeministrin Rama, është se do e telefonojnë Merkel dhe Trump e do i thonë se e mori pushtetin me dhunë. Dhe si ?lideri perëndimor? që pretendon se është, Luli nuk mund t?ja lejonte vetes këtë.

Por, çfarë ka ndodhur?

Lul perëndimori, ka filluar të kthehet në oriental. Ka marrë vendime drastike, dorëzoi mandatet dhe bëri edhe nja dy protesta, por sigurisht u lodh shumë dhe tashmë ka nisur fundjavën e tij hollandeze.

Ç?lodhet, ujit tulipanët e ajros shtëpinë.

Por, prit ka ende. Më në fund Lulit, ju bë ?ëndrra? realitet. Pjesërisht kuptohet. Nuk e ka telefonuar vetë presidenti Trump, por një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sikurse bën të ditur Zëri i Amerikës, Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

E po mesa duket ?ëndrra? e Bashës, nuk ngeli në sirtar, por po i realizohet. Edhe pse një politikan infantil dhe pa ide, të paktën Luli mori një telefonatë nga DASH. Kaq i mjaftoi dhe u ?arratis? drejt Hollandës.

Të flejë ca e pastaj të shohim, ndoshta vjen i çlodhur për aksionin e radhës./CNA.al

Për revolucionin: Mos e merrni Lul Bashën në telefon/ Një lutje presidentit Trump dhe kancelares Merkel

Nuk mbajnë dot të qeshurën/ Analistët tallen me Bashën

Presidenti Trump i telefonon Lulzim Bashës

Dogji mandatet e deputetëve/ Luli fillon fundjavën hollandeze

Lajmet e fundit nga