LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KLP zgjedh drejtuesit e rinj të Prokurorisë

22 Shkurt 2019, 10:55, Aktualitet CNA
KLP zgjedh drejtuesit e rinj të Prokurorisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e ditës së sotme, ndër të tjera ka miratuar edhe drejtuesit e përkohshëm të Prokurorisë.

Mësohet se me votë unanime, Altin Dumani u caktua përkohësisht si drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda. Ky vendim erdhi pasi pasi KPK shkarkoi Artan Bajmanin pasi ky i fundit nuk kaloi sitën e vetingut.

Ndërkohë, Rozeta Qirjaqi u caktuan me shumicë votash në pozicionin e drejtueses në Prokurorinë e Apelit Korçë, ndërsa u miratua me 7 vota pro, 4 kundër, caktimi i prokurorit Ardjan Nezha  për të dytën herë në Prokurorinë e Pukës.

KLP vendosi gjithashtu se nga sot mbledhjet do bëhen me dyer të mbyllura.  Gjatë mbledhjes u miratua me shumicë votash projekt rregullorja për zhvillimin e shortit për përzgjedhjen e dosjeve në kuadër të procesit të rivlerësimit dhe projekt rregullorja për angazhimin e prokurorëve në veprimtari jashtë funksionit.

Tashmë Prokurorët mund të angazhohen në mësimdhënie 2 orë/ javë brënda orarit zyrtar./ CNA.al

KLP-ja miraton gjashtë këshilltarët/ Zbardhen emrat

Kërkesa e opozitës për shkarkimin e Arta Markut/ Përgjigjet KLP

Lajmet e fundit nga