Connect with Us

 Ish-ministri i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Ramës/ Sharlatan politik, diktator 

Aktualitet

 Ish-ministri i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Ramës/ Sharlatan politik, diktator 

Publikuar

-

rama per protesten

Duke ju përgjigjur akuzave të opozitës për blerje të votave, kryeministri Rama në daljet mediatike disa herë ka përsëritur se “opozita në 2017 kishte gjysmën e qeverisë, përfshirë edhe Ministrinë e Brendshme”.

Por, pas këtyre deklaratave, ka reaguar ashpër ish-ministri i Brendshëm në qeverinë teknike, Dritan Demiraj.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Demiraj nuk kursehet ndaj Ramës, duke e etiketuar edhe me fjalët “sharlatan politik”.

“Po i kujtojë këtij sharlatani politik, megalomania, nihilisti, demagogu dhe aspirantit për diktator, unë si ish-Ministër i Brendshëm teknik, gjatë asaj periudhe kohore kam vënë të gjithë potencialin tim profesional, moral dhe etik në interes të zbatimit të misionit të funksionit shtetëror dhe të demokracisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo detyrë njëkohësisht më dha mundësinë të njoh vulgaritetin, arrogancën, kriminalitetin, hajdutërinë, moralin, perversitetin dhe paaftësinë qeverisëse të “sektit politik pink”.”-shkruan Demiraj në postimin e tij.

Më tej, Demiraj thekson se nuk ka pasur fare bashkapunim nga ana e Partisë Socialiste për shkarkimin e baronëve të drogës, që sipas tij kishin veshur uniformën e policisë.

“Ju dhe strukturat (vartësit tuaj) nuk bashkëpunuat qoftë dhe një sekondë për të dëgjuar mendimet dhe propozimet për heqjen, shkarkimin dhe dënimin e të gjithë baronëve të drogës dhe krimit që ishin te veshur me uniformën e policit dhe punonin në strukturat e Policisë së shtetit.”-shkruan ndër të tjera Dritan Demiraj.

Postimi i plotë:

“Ëndërrimtari dhe qaramani” Rilindas!

Diktatura shpesh është e papritur. Politikat e këqija ekonomike dhe politike mund të shkaktojnë kriza që kanë pasoja të rrezikshme politike. Politikanët zakonisht kërkojnë fuqi arbitrare për t’u marrë me një emergjencë kombëtare dhe rivendosjen e rendit, edhe pse problemet themelore zakonisht shkaktohen nga politikat e këqija të qeverisë. Diktatorët aspirant ndonjëherë, i nxjerrin qëllimet e tyre me dëshirën e dukshme për të shkatërruar kundërshtarët. Nuk ka mënyrë të besueshme për të parandaluar njerëzit e këqinj ose të paaftë që të fitojnë pushtet.

Kryeministri i Republikës “Mariuana” Edi Rama, në konferencën për shtyp mbrëmë, la të kuptohet se e vetmja rrugë bashkëpunimi me opozitën ishte ulja në një tryezë dialogu dhe jo zgjedhjet e parakohshme e një qeveri tranzitore e kërkuar nga opozita.

“Jam zgjedhur kryeministër i Shqipërisë 2 herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën ….. ju dhamë të gjitha portofolet që kërkuat…. ” theksoi “ED rama”. Ai tha se qeveria tashmë do shërbejë me më shumë përulësi, ndërsa ka moto bashkëpunimin.

Po i kujtojë këtij sharlatani politik, megalomania, nihilisti, demagogu dhe aspirantit për diktator, unë si ish-Ministër i Brendshëm teknik, gjatë asaj periudhe kohore kam vënë të gjithë potencialin tim profesional, moral dhe etik në interes të zbatimit të misionit të funksionit shtetëror dhe të demokracisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo detyrë njëkohësisht më dha mundësinë të njoh vulgaritetin, arrogancën, kriminalitetin, hajdutërinë, moralin, perversitetin dhe paaftësinë qeverisëse të “sektit politik pink”.

Ju dhe strukturat (vartësit tuaj) nuk bashkëpunuat qoftë dhe një sekondë për të dëgjuar mendimet dhe propozimet për heqjen, shkarkimin dhe dënimin e të gjithë baronëve të drogës dhe krimit që ishin te veshur me uniformën e policit dhe punonin në strukturat e Policisë së shtetit. Kam ndjekur dhe zbatuar praktikat ligjore dhe më pas kam kërkuar shkarkimin e disa Shefave të Komisariateve si të Pukës, Dibrës, Malsisë së Madhe dhe Gramshit të cilët ishin militant të mirëfilltë të PS si dhe mbështesnin dhe bashkëpunonin me elementë kriminal duke shpërndarë lekë dhe duke bërë presion mbi popullin, etj. Ka patur raste që kam marrë pjesë edhe vetë për arrestimin e elementëve kriminalë, prishjen e fushave me kanabis, pasi strukturat policore fatkeqësisht nuk arrinin të bënin arrestimin për arsye të lidhjes dhe suportit politik që u jepej nga nivelet e larta drejtuese policore apo politike (tashme të vërtetuara me zë dhe figurë).

LEXO EDHE:  Padia ndaj Ramës/ Zbardhet vendimi i gjykatës

Këto shkelje flagrante nuk u ndëshkuan kurrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pasi ai ishte garanti kryesor ku e kishe besuar fitoren e “tepsisë” dhe hashashizimit të vendit!

Këto denoncime i kam bërë dhe në mediat vendase dhe të huaja si “Zëri i Amerikës”, Deutsche Ëelle, etj por ju nuk patët interesimin më të vogël dhe jo më të merrje masa per ti luftiar!

Sot fatkeqësisht nuk dëshiroja të të shikojë si “qeraman”, pasi rolin e “viktimizimit” mund ta keni përvetësuar që në rininë tuaj, falë studimeve në Akademinë e Arteve, ku na paraqitesh si “djali i mirë” dhe modest! Por në fakt duhet të jepni përgjigje për rritjen e numrit të shqiptarëve që duan të lënë vendin dhe zëvendësimin e tyre me “viktima” humane, duke “pasuruar kolorin e racave njerëzore” në Shqipëri, pasi i ke më të lehtë për t’i bindur dhe nënshtruar dhe për të arritur ambicjet tuaja si “diktatoruc ëndërrimtar” lindor!

Ju u thoni njerëzve se duhet të duroni të këqijat e qeverisjes së rilindjes, pasi janë të durueshme, se ne po vjedhim më pak si thoshte i “famozi” Shalësi dhe se e keqja është opozita, kjo është trishtuese! Por kur një tren i gjatë abuzimi dhe uzurpimi, despotizmi absolut qeverisës është e drejta e opozitës dhe e popullit opozitar, të hedhin një qeveri në “kazanin rilindas” të gjithë këto sharlatanë.

Ju keni penguar administrimin e drejtësisë, duke manipuluar një reformë që e keni kthyer në gjueti shtrigash për kundërshtarët tuaj duke u bërë mbrojtës i vjedhjeve dhe gjynaheve të bashkëpuntorëve tuaj.

Ju erdhët në pushtet me propagandën e të parëve tuaj se do të kishte drejtësi shoqërore, barazi për të gjithë qytetarët, rritje të vendeve të punës dhe pune të ndershme, investime të huaja, etj ( jo skllevër në plantacionet e drogës), ku padrejtësia dhe shfrytëzimi do të dënoheshin, etj…., por çfarë keni bërë? vetëm kaos, korrupsion, drejtësi për të nxjerrë nga burgu kriminelët!!!

Ju erdhët si ëndërrimtar i çuditshëm i ëndrrave të pamundura! Ëndrrat e bukura të Ramës, njeriut “demokratik”, u kthyen në ankthe të imponuara nga Rama, njeriu diktatorial. Zotërimi i fuqisë absolute, orekset e njeriut diktatorial rriten në mënyrë eksponenciale dhe ai vendos të shuaj ato që shfaqin moderim më të madh.

Shqipëria po shkon drejt një sistemi kontrolli të plotë shtetëror, drejt një sistemi diktatorial, i orientur krejtësisht nga lindja ku çdo familje po bëhet e varur nga shteti në pothuajse çdo aspekt të jetës. Shqipëria po bëhet subjekt i një eksperimenti politik të udhëhequr nga politikanë “Sorosian”, e cila do të sjellë rrezultate trishtuese.

Një kryeministër, karakteri i të cilit është i dyzuar dhe me nuanca tirani, nuk mund të jetë më Kryeministri i një populli tashmë të lirë që nga viti 1991.

Çohu shqiptarë prej gjumit çohu….D.D. USA.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Reforma në Drejtësi ka dështuar”/ Lubonja: Rama ka frikë

Publikuar

-

Nga

“Reforma në Drejtësi ka dështuar”/ Lubonja: Rama ka frikë

Analisti Fatos Lubonja, pretendon se Reforma në Drejtësi ka dështuar.

Për deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Reforma në Drejtësi po funksionon, Lubonja tha se kreu i qeverisë ka frikë.

Analisti deklaroi në emisionin “Real Story” se  rreziku më i madh është që me këta prokurorë dhe  gjyqtarë që ka SPAK, reforma do dështojë.

Problemi për mua është se, çfarë do të thotë Rama me atë që po funksionon Reforma në Drejtësi, është se ai ka frikë. Tani del Iliri, që ka një aleancë me PD. Reagimi i Bashës është se ai nuk ka këllqe që të thotë ose se ky është aleati jonë dhe këtu e keqja është ky tjetri, jo ky. Bën këto lojërat Basha.

Rreziku më i madh këtu mbetet ky, që me këta SPAK-istë e këta prokurorë që kemi ne, reforma në drejtësi është e dështuar. Fakti që ka kapur ca, që nuk janë në politikë, nuk është funksionim i reformës. Edhe Berisha e futi në burg Fatos Nanon, por nuk ishte funksionim. Ne s’e kemi parë funksionimin e reformës në drejtësi dhe se di kur do ta shohim”, theksoi Lubonja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sistemi është prishur”/ Lubonja zbulon “lojën politike” Rama-Meta-Basha

Publikuar

-

Nga

“Sistemi është prishur”/ Lubonja zbulon “lojën politike” Rama-Meta-Basha

Analisti Fatos Lubonja, ka folur mbrëmjen e sotme për Reformën në Drejtësi dhe për situatën politike në vend.

Lubonja kujton një shkrim të tijin të bërë në vitin 2014 dhe aleancën e Edi Ramës me Ilir Metën, në kohën kur ky i fundit drejtionte LSI-në.

Ai deklaroi në emisionin “Real Story” se dobësia e Ilir Metës është se ai mund të sakrifikohet nga loja politike e të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ndërsa pretendon se tashmë sistemi është prishur.

Sipas tij, sistemin aktual e kanë ngritur bashkë Rama, Meta dhe Basha me lojën e tyre politike.

Më 2014, kur Ilir Meta kishte ditëlindjen, unë kam bërë një shkrim “Ilir Meta si shtyllë e sistemit”. Aty shkuan rreth 600 veta dhe e celebruan në mënyrën më madhështore. Edhe Rama ishte në krye. Teza ime ishte “Ilir Meta si shtyllë e sistemit”, sepse ky ishte ca kohë me Berishën, pastaj me Ramën. Por thoja që ky ka një dobësi, se sa herë bëjnë zgjedhje dy partitë e mëdha, meqë populli thotë që ‘ata janë të këqijtë, këta janë të mirët’, atëherë të dyja sulmojnë Ilir Metën.

Domethënë, në atë kohë PD që humbi thoshte se i humbi nga Ilir Meta, se kishte këtë të korruptuarin, edhe Rama këtë tha që nuk ka qeverisur mirë nga Iliri. Kjo është dobësi e Ilirit, që mund të sakrifikohet nga kjo lojë politike. Tani është prishur sistemi, sidomos në zgjedhje, sepse kemi një që nuk e pranon rrotacionin me Ilirin, si shtyllë, tani e do gjithë tepsinë Edi Rama komplet. Sistemin e kanë ngritur të tre bashkë, as që diskutohet”, tha analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi”!/ Frrok Çupi: Meta ka frikë nga Drejtësia

Publikuar

-

Nga

“Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi”!/ Frrok Çupi: Meta ka frikë nga Drejtësia

Analisti Frrok Çupi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” ku mes të të tjerash ka komentuar dhe deklaratat e Presidentin Meta pak ditë më parë në një emision televiziv.

Ai tha se Meta duhet lënë të bëjë çfarë thotë, duke lënë të kuptohet se i ka vetëm fjalë dhe jo vepra. Çupi deklaroi se Meta ka frikë nga drejtësia.

“Është një flluckë boshe. Jetojmë në një situatë të tillë prej materies, kemi një dum fjalësh dhe fjalët janë të pavërteta. Po flasim për atë që thotë Meta, dhe atij i duhet lënë hapësira të realizojë ato që thotë. Le t’i kapë amerikanët prej veshi. Ambasada këtu është. Ka parë një makth dhe nuk duhet rënë në këtë të Ilirit. Kur flet për votat dhe mbrojtjen e saj s’ka lidhje, s’ka lidhje me qytetarët se nuk është zgjedhur nga ata. Kushtetuta nuk e thotë që ai është garantuesi i Kushtetutës. Është një njeri që rri jashtë palëve dhe vëzhgon të mos shkelet Kushtetuta dhe t’i drejtohet Parlamentit. Viktimat e para të kësaj reforme janë këta. Ka ardhur koha të korret fusha e krimit, të mbushet thesi. Populli nuk i do, dhe ndërkombëtart duan t’i heqin.”/CNA.al

LEXO EDHE:  Lazarati gëzonte mbrojtje politike/Rama: U përballëm edhe me korrupsionin në polici

LEXO EDHE:  Unaza e Madhe e Tiranës/ Bozdo: Rama dhe Veliaj janë bërë “mjeshtra” të vjedhjes së meritave

 

LEXO TE PLOTE