LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Insektet po zhduken, njerëzimi rrezikon shfarosjen

22 Shkurt 2019, 10:25, Aktualitet CNA
Insektet po zhduken, njerëzimi rrezikon shfarosjen

Raporte të ndryshme tregojnë se popullatat e insekteve nëpër botë po tkurren ndjeshëm, por si i prek kjo njerëzit? Një studim i kohëve të fundit tregon se bletët, milingonat dhe brumbujt po zhduken tetë herë më shpejt se gjitarët, shpendët dhe zvarranikët.

?Nëse ikin insektet, praktikisht ikin dhe njerëzit? thonë kërkues si Sylvia Myers qe shpjegon dhe arsyen perse ata janë kaq të rëndësishëm.

Nga sa tregon ajo, insektet janë në fundin e zinxhirit ushqimor dhe prej tyre varen shumë gjallesa, shpendë, gjitarë e njerëzit vetë. Insektet konsiderohen tejet të rëndësishëm në prodhimin ushqimit; janë përgjegjës per pllenimin; rreth 75% e kulturave bujqësore të globit pllenohen prej tyre, dhe ndonëse një pjesë e tyre përshtaten me ndryshimet që po sjell klima apo urbanizimi, kjo nuk ndodh me të gjithë.

Një nga gjerat që njerëzit mund të bëjnë sipas Myers për të frenuar zhdukjen e tyre, është krijimi i liqeneve te vogla apo pellgjeve sepse shume insekte e nisin aty jetën e tyre.

Lajmet e fundit nga