LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania apel politikës/ Akuzat të gjykohen nga drejtësia

22 Shkurt 2019, 13:17, Aktualitet CNA
Gjermania apel politikës/ Akuzat të gjykohen nga drejtësia

Ministria e Jashtme gjermane në një prononcim për Deutsche Welle i ka bërë sërish thirrje opozitës të protestojë në mënyrë paqësore.

Ndërsa në lidhje me akuzat ndaj mazhorancës për blerjen e zgjedhjeve, Ministria e Jashtme gjermane thotë se duhet të trajtohen nga drejtësia dhe parlamenti.

“Akuzat që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të mëparshme duhet të trajtohen dhe të gjykohen nga organet e drejtësisë dhe parlamenti. E drejta për të demonstruar është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike. Megjithatë, dhuna, siç e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ndihmojnë që protestat e mëtejshme të jenë paqësore.”-thuhet në deklaratë e Ministria e Jashtme gjermane për DW.

Lajmet e fundit nga