LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet bleta më e madhe në botë, është një femër “beqare” që jeton vetëm

22 Shkurt 2019, 12:25, Kuriozitete CNA
Gjendet bleta më e madhe në botë, është një

Edhe pse mendohej se specia e saj ishte zhdukur përfundimisht, së fundmi është zbuluar bleta më e madhe në botë.

Hera e fundit që një bletë gjigante e këtij lloji ishte parë, ishte viti 1981.

E njohur si bleta gjigante Wallace, insekti gjigant u gjet në një ishull indonezian të pak eksploruar.

Ekspertët e kafshëve të egra e gjetën femrën ?beqare? brenda një foleje termitesh në një pemë, më shumë se dy metra nga toka.

Kjo bletë është katër herë më e madh se një bletë evropiane dhe ndryshe nga ?kushërira? e saj, krijesa e vetmuar nuk jeton në një fole me qindra bletë të tjera.

Fotografi i kafshëve të egra, Clay Bolt ishte i pari që e pikasi insektin, i cili ka marrë emrin e natyralistit britanik dhe eksploruesit, Alfred Russel Wallace.

Lajmet e fundit nga