LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari “shuplakë” politikës/ Zbulon sekretet e vizitës së Enver Hoxhës në Itali

22 Shkurt 2019, 09:36, Aktualitet CNA
Gazetari “shuplakë” politikës/ Zbulon sekretet e

Gazetari Klodian Tomorri, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se teza e vitit 1919, sipas së cilës shqiptarë janë të pazotë për t?u qeverisur vetë, është provuar tashmë.

?Ndoshta ata kishin te drejte!

Ne vitin 1919, teza kryesore permes te ciles armiqte e Shqiperise kerkonin asgjesimin e shtetit shqiptar ishte vetem nje; Keta jane barbare te pazote per t?u qeverisur vete, ndaj nuk mund te lihen shtet i pavarur.

Fati yne ishte, qe ne Paris kishim nje dy tre burra me mend, si Fishta, Gurakuqi apo Mustafa Kruja se Shqiperia sot ndoshta nuk do te ekzistonte.

Askush nuk e di nese kjo do ishte me mire apo me keq. Por e verteta eshte se serbet, greket, malazezet dhe kushdo qe avanconte tezen se shqiptaret jane te pazote per t?u veteqeverisur, kishin te drejte. Historia e ka provuar kete ne cdo dite, e madje cdo sekonde, per plot nje shekull te tere.?.-shkruan gazetari Tomorri.

Ndërsa rëefen edhe mbi një vizitë që ish-diktatori Hoxha ka bërë në Itali pak pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Tomorri thekson se ndërsa ka pësuar një krizë gjatë një udhëtimi për një konferencë ndërkombëtare, Tomorri shkruan se Enver Hoxha ka pësuar një krizë dhe u vizitua tek një mjek në Itali.

?Diku pas mbarimit te Luftes se Dyte, Shqiperia ishte ftuar te merrte pjese ne nje konference nderkombetare. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Enver Hoxha, te cilin gjate udhetimit, thuhet se e zene ca kriza ne Bari te Italise. Tuk Jakova, i cili ishte i vetmi ne delegacion, qe dinte italisht, i sugjeron Enverit, te vizitohet tek nje mjek italian, qe ishte dashamires ndaj shqiptareve.

Pasi mbaron viziten, mjeku del dhe i thote Tuk Jakoves: Me vjen shume keq per popullin tuaj.

-Pse, e pyet Jakova.

-Ky eshte udheheqesi i trete shqiptar qe kam vizituar me diagnoze skizofrenie. Me pare kishte vizituar Sulejman Delvinen dhe Ahmet Zogun.

Nese do kishte vizituar ata qe erdhen me pas, besoj psikiatri italian do kishte kaluar edhe vete ne skizofreni. Kete corbe dime te gatuajme ne.?-thekson gazetari.

Më tej, ai shkruan se Shqiperia eshte rast unikal ne bote ne shume drejtime.

?Nuk besoj te kete ndonje vend tjeter ne planet, perfshire dhe ato te botes se trete, ku njerezit me te famshem ne publik, nuk jane profesoret, akademiket apo mendjet brilante, por banditet dhe kriminelet.

Ashtu sic nuk ka vend tjeter ne bote, qe con ne parlament vrases, perdhunues, evazore apo kriminele te forte. Dhe nuk eshte vetem faji i atyre qe emerojne. Nese sot, ne cdo cep te Shqiperise, vendos perballe ne zgjedhje, nje bandit te forte te kamufluar me emrin biznesmen dhe nje akademik apo profesionist te ndershem, gjasat qe ky i dyti te fitoje jane diku afer zeros.

Eshte tregu qe do dhune. Ne te shumten e rasteve, oferta ndjek kerkesen. Prandaj sa here qe na lene vetem, i veme zjarrin vetes ne.

Bota e ka kuptuar me kohe kete. Dhe kishin te drejte. Tani e kemi ndezur serish shkrepsen dhe presim qe te vijne prape ata te na shpetojne. Ndoshta do vijne do na shpetojne prape. Por edhe pas kesaj, ne serish do bejme ate qe dime te bejme. Shkrepsen.?-përfundon postimin e tij Klodian Tomorri./CNA.al

Lajmet e fundit nga