Connect with Us

Djegia e mandateve/ “Vendim i një ditë pushimi”

Aktualitet

Djegia e mandateve/ “Vendim i një ditë pushimi”

Publikuar

-

Pasi nuk pranoi të djegë mandatin e tij, deputeti Myslym Murrizi i qenë prezent në studion e emisionit “Repolitix” në Report TV ka zbuluar komunikimin e tij me kryetarin e PD-së Lulzim Basha pas mbylljes së protestës së 16 Shkurtit ku Basha zhvilloi një takim me kryetarët e degëve.

Sipas Murrizit, ai e ka pyetur Bashën nëse është konsultuar me ndërkombëtarët për një akt të tillë.

Më tej ai shtoi se vendimi i Bashës për djegien e mandateve i ngjan një vendimi në ditë pushimi meqë është marrë ditën e Dielë.

“Ne kemi përmbysur komunizmin pasi u shemb Muri i Berlinit me ndihmë të ndërkombëtarëve. Si ish-student i Dhjetorit ku shembëm komunizmin do të doja të na sqarosh nëse ke fol me aleatët ndërkombëtarë për këtë çështje. Nëse ske fol me aleatët matan ujit është vendim i kotë, nuk mund të marrësh një vendim të tillë duke fol me ne, së është një vendim që e bëjnë burrat e shtetit, Basha nuk reagoi fare për këto që unë i kërkova. Ndërkohë të nesërmen pra ditën e djelë doli me propozimin për djegien e mandateve. Duket si një vendim i një dite pushimi”,-tha ndër të tjera Murrizi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Publikuar

-

Nga

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Pasditen e sotme  në zonën e plazhit në Durrës policia ka realizuar një operacion blic anti-drogë dhe janë arrestuar dy persona.

Mësohet së këta persona kishin kohë që ishin shpallur në kërkim nga policia, por ditën e sotme është bërë e mundur kapja e tyre.

Sipas qytetarëve ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por policia sqaroi se ishin një operacion anti-drogë që përfundoi me 2 të shoqëruar, ndërsa ende nuk dihet çfarë u është sekuestruar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rakip Suli ‘zbret nga kali’ Xhelal Mziun/ Bashkia investim në rrethrrotullimin qendror të Kamzës

Publikuar

-

Nga

Rakip Suli 'zbret nga kali' Xhelal Mziun/ Bashkia investim në rrethrrotullimin qendror të Kamzës

Kreu i Bashkisë Kamëz , Rakip Suli ka njoftuar se hyrja në këtë bashki nuk do të jetë më e njëjta nëpërmjet ‘Bulevardit Blu, por shumë shpejt do quhet Bulevardi ‘Nënë Tereza’.

Në sheshin qendror të Kamzës do të vendoset një statujë e humanistet shqiptare, ndërsa në rrethrrotullimin qendror  nuk ndodhet më statuja e djalit me kalë, por është kthyer në një hapësirë të gjelbër. Mesa duket Suli e ka “zbritur nga kali’ rivalin e tij Xhelal Mziu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ku e ke bllokun, po floririn”/ Qytetatët “kryqëzojnë” Metën në rrjetet sociale

Publikuar

-

Nga

“Ku e ke bllokun, po floririn”/ Qytetatët “kryqëzojnë” Metën në rrjetet sociale

Presidenti Ilir Meta aktualisht ndodhet nën hetim nga Komisioni Hetimor, pasi akuzohet për shkelje të Kushtetutës.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit dhe pas daljes së rezultatit ku partia e tij pësoi disfatë të madhe, Meta ka shmangur daljet televizive, duke ia lënë këtë stafetë zëdhënësve të tij.

Por ditën e sotme kreu i shtetit është shfaqur i shqetësuar sa i takon fenomentit të pastrimit të parave, ku përmes një postimi në rrjetin social i ka bërë thirrje SPAK që të nis menjëherë hetimet për këto veprime antiligjore.

Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore”, shkruan Meta.

Por ajo që bie në sy janë komentet e shumta që vijnë në adresë të presidentit dhe akuzat që hedhin ndaj tij, duke i përmendur çdo aferë korruptive që mund të jetë i përfshirë.

LEXO EDHE:  U përball me vettingun/ KPK merr vendimin për prokurorin e Gjykatës së Apelit në Durrës

LEXO EDHE:  Vendimi i KLGJ për Dvoranin/ Berisha: Parodi e turpshme prej zyrtarëve skllevër 

Të shumtë janë ata që i kujtojnë vjedhjen e floririt në Kërrabë dhe që i kërkojnë të tregojë se ku e ka fshehur, ndërsa ka edhe nga ata që i kujtojnë bllokun e zi, ku u kap në videopërgjim me ish ministrin e tij, të ndjerin Dritan Prifti.

Pakënaqësia dhe dëshira për të mos e parë më në skenën politike nga ana e qytetarëve duket se është shumë e madhe. Një komentues, i përmend daljet e fundit presidentit, ku shfaqej i dehur dhe një tjetër që shprehet se Meta me sjelljen e tij prej rrugaçi nuk mund të përfaqësojë qytetarët e ndershëm.

Fundi i Metës jo vetëm me partinë e tij, por edhe me Presidencën duket se është i afërt. Komisioni Hetimor po ecën me ritmet e duhura, ku pas seancës së sotme caktoi datën 18 maj për të mbajtur seancën dëgjimore me Metën./CNA.al

LEXO TE PLOTE