LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e mandateve/ Soreca “shuplakë” opozitës

22 Shkurt 2019, 15:19, Aktualitet CNA
Djegia e mandateve/ Soreca “shuplakë” opozitës

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar nga qyteti i Korçës në lidhje me dorëheqjen e deputetëve të opozitës.

Soreca e cilëson vendimin e opozitës si minim të progresit europian të Shqipërisë. Ai ka shfaqur shqetësimet e tij se si do të vijojë ky progres.

?Ne si BE e kemi shprehur qëndrimin,  kjo është një gjendje kundër produktive. Demokracia duhet të zbatohet në Parlament. Ky vendim minon progresin europian të Shqipërisë.  Shqipëria ka bërë një punë të mirë që nga qershori i 2018-tës dhe jam i shqetësuar se si Shqipëria do ta vazhdiojë këtë rrugë?,-është shprehur Soreca./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga