LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bixhoz me dashurinë/ Shivai ndalon martesën dhe shpëton Anikën, ja ç’do ndodhë sot

22 Shkurt 2019, 08:37, Lifestyle CNA
Bixhoz me dashurinë/ Shivai ndalon martesën dhe shpëton

Anika i kërkon Vikramit t?i japin fund sepse ata nuk mund të martohen. Vikram i tregon Anikës se ka përgatitur vendin për tu martuar. Ajo habitet dhe i thotë Vikramit të mos bëjë shaka të tilla. Por shumë shpejt Anika kupton se nuk është shaka kur sheh Ragnin. Anika mëson se Vikram po bashkëpunon me Ragnin. Ragni i thotë Anikës se do futet sërish në jetën e Shivait pas martesës së tyre. Anika tenton të telefonojë Shivain dhe t?i tregojë çfarë po ndodh por Ragni e shtyn. Vikram thyen telefonin e Anikës.

Shivai ndjen se diçka e keqe po i ndodh Anikës. Pinki telefonon Shivain dhe i thotë se Vikram ka ndërruar tempullin ku do të martohen. Shivai menjëherë e kupton se diçka nuk shkon siç duhet. Shivai telefonon Vikramin por ai nuk i përgjigjet. Gori i kërkon Bavjas të gjejë vendndodhjen e Anikës. Texh përballet me Zvetlanën. Ai mëson se Zvetlana ka vrarë Narenin. Ajo e kërcënon se do e fusë në burg. Çiftet Oberoi shkojnë në dasmën e Anikës dhe Vikramit të maskuar si bandë muzikantësh. Vikram u thotë të largohen. Shivai shtyn Vikramin. Ata zihen me njëri-tjetrin. Ragni merr një litar dhe lidh Anikën. Shivai rreh Vikramin dhe zgjidh Anikën. Çiftet Oberoi nisen për në shtëpi. Ata u tregojnë familjarëve se dasma u anulua. Të gjithë gëzohen përveç Pinkit. Shivai i kërkon sërish Anikës t?i tregojë të vërtetën që i mban të fshehtë por Anika nuk pranon. Shivai vendos ta zbulojë vetë.

Lajmet e fundit nga