LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentet vijojnë të vrasin/ INSTAT publikon shifrat e frikshme

22 Shkurt 2019, 14:45, Aktualitet CNA
Aksidentet vijojnë të vrasin/ INSTAT publikon shifrat e frikshme

Sipas një shifrave të publikuara nga INSTAT, aksidentet rrugore në Shqipëri vijojnë të vrasin moshat e reja.

Sipas INSTAT, gjatë muajit janar gjatë muajit janar të këtij viti janë shënuar 104 aksidente, ku numri më i lartë i aksidenteve është kryesisht nga moshat e reja 25 ?35 me një rritje me 30,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave ajo që bie në sy është fakti se nga të aksidentuarit gjatë muajit të parë të vitit ka një rritje të atyre me pasojë vdekjen krahasuar me 2018-ën.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore gjatë janarit krahasuar me janarin e vitit të kaluar ka ndodhur në Lezhë e më pas në Fier.  Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Europë me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë./CNA.al

Lajmet e fundit nga