LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vikrami fut në kurth Shivain dhe Anikën/ Çfarë do të ndodhë sot në Bixhoz me dashurinë

21 Shkurt 2019, 09:18, Lifestyle CNA
Vikrami fut në kurth Shivain dhe Anikën/ Çfarë do të

Gori i kërkon Shivait ta ndalojë martesën e Anikës. Shivai e ka të pamundur pas të gjitha atyre që kanë ndodhur. Distinktivi i Bavjas bie në dorë të dikujt. Rudra dhe Bavja përgjojnë Sultanin. Bavja kupton se ai nuk është Sultani i vërtet. Texh dhe Xhanvi akuzojnë njëri-tjetrin për vdekjen e Narenit. Sultan mëson se Bavja është police e infiltruar. Ai kërkon që martesa e saj të bëhet më shpejt.

Texh dhe Xhanvi ndalohen nga policia. Texh i thotë se kanë dalë për një shëtitje dhe bën sikur nuk e di lajmin e vdekjes së Narenit. Makina e tyre prishet. Texh shkon të kërkojë ndihmë. Rudra dhe Bavja bëjnë planin për martesën fallco. Shivai vendos mos ta lërë Anikën dhe vendos unazën në tavolinën pranë pishinës. Anika sheh dritat ndezur dhe kupton se Shivai i ka dhënë një shenjë.

Ajo shkon tek tavolina dhe kontrollon për unazën por nuk e gjen. Anika zhgënjehet. Unazën e ka marrë Vikram. Shivai mendon se Anika ka unazën dhe shkon të takohet me të. Anika bëhet nuse. Ajo i hedh ujë Shivait dhe i thotë se po bëhet siç dëshironte ai.

Shivai nxehet dhe i thotë Anikës të martohet me Vikramin sepse nuk e duron dot më. Anika i kap dorën Vikramit dhe i thotë se nuk do që të vonohet për dasmën. Rudra dhe Bavja bëjnë një martesë fallco. Në ceremoni shfaqet një vajzë e veshur si mashkull. Bavja i drejton pistoletën dhe thotë se është Sultani i vërtet. Om dhe Gori bëjnë xheloz Shivain teksa Anika dhe Vikram shkojnë për në tempull./revistawho.com

Lajmet e fundit nga