LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qumështi i gjirit, ilaçi më i mirë për kurimin e fëmijëve të lindur me probleme zemre

21 Shkurt 2019, 11:30, Aktualitet CNA
Qumështi i gjirit, ilaçi më i mirë për kurimin e

Studentët nga Shkolla e Infermierisë në Universitetin e Pensilvanisë, Philadelphia, shqyrtuan dhe analizuan gjashtë studime mbi përfitimet e qumështit të nënave dhe ushqyerjes me gji për foshnjat me CHD. Konkluzioni ishte se shumë rezultate të përmirësuara të këtyre foshnjave lidheshin me qumështin e nënës që u jepej fëmijëve të sëmurë në gjendje kritike. Për këtë arsye qumështi i gjirit duhet të konsiderohet si një ndërhyrje mjekësore për foshnjat me sëmundje kardiovaskulare.

?Qumështi i nënës? është ushqimi më i rekomanduar për foshnjat me CHD.  Sëmundjet e lindura të zemrës janë kategoria më e zakonshme në defektet e lindjes, pasi diagnostikohen 1 në 1 mijë bebe të porsalindur dhe foshnja çdo vit. Por, ndërsa përfitimet e qumështit të nënës për foshnjat e parakohshme dhe të shëndetshme janë të dokumentuara mirë, ka pak të dhëna për rolin e qumështit të nënës në rezultatet kyçe për foshnjat me CHD.

Necrotizing enterocolitis (NEC) është një komplikim tjetër serioz në të cilin ka dëme në zorrë. Bazuar në studimet që tregojnë se një dietë me qumështin e nënës mund të zvogëlojë rrezikun e NEC në foshnjat e parakohshme, i njëjti rekomandim vlen edhe për foshnjat me sëmundje CHD.

Qumështi i nënës është i rëndësishëm për të mbrojtur fëmijën me CHD nga infeksionet, për të zvogëluar rrezikun e NEC, për të përmirësuar tolerancën e ushqimit dhe për të mbrojtur trurin e foshnjave,  për përmirësimin e rezultateve të zhvillimit.  Bazuar në këto prova, profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë një detyrë etike për të ndihmuar familjet të informohen në lidhje me të ushqyerit për foshnjën e tyre me probleme në zemër.

Nuk është e thënë se qumështi duhet të jetë vetëm nga gjiri i nënës së foshnjës. Nëse është e nevojshme qumështi edhe mund të dhurohet i pasterizuar. Hapa të tjerë mund të përfshijnë kontaktin lëkurës më lëkurë sa më shpejt që të jetë e mundur pas lindjes dhe mbështetjen e nënave për të ushqyer me gji dhe për të monitoruar rritjen e foshnjave me qumësht.

Lajmet e fundit nga