LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestuesit në shesh/ Basha dhe Kryemadhi nuk duken

21 Shkurt 2019, 09:27, Aktualitet CNA
Protestuesit në shesh/ Basha dhe Kryemadhi nuk duken

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, në orën 10:00 ka filluar grumbullimi i protestuesve para parlamentit.

Mijëra qytetarë, mbështetës të opozitës janë mbledhur tek Parlamenti dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër, 7 kordonë policësh janë vendosur para parlamentit. Efektivët e FNSH-ve janë vendosur pas tre kordonëve së policisë së rendit dhe 3 kordonëve të forcave Shqiponja.

Por, ndërkohë që protestuesit janë mbledhur para parlamentit, mungojnë liderët e politikës.

As kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe as kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ende nuk i janë bashkuar protestuesve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga