LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk përmbahet Basha/"Rama sot arratiset"

21 Shkurt 2019, 08:59, Aktualitet CNA
Nuk përmbahet Basha/"Rama sot arratiset"

Rethimi i Parlamentit me gjemba, kreu i PD -së Lulzim Basha, e ka përkthyer si arrati të Kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, efekti i parë i protestës është rrethimi i parlamentit me gjemba dhe arratia e Ramës.

“Mandatet do të digjen sot, parlamenti ka mbyllur dyert në mënyrë antikushtetuese sepse nuk është më parlament dhe qeveria për sot është larguar”, ka thënë kreu i PD-së.

Më tej Basha, ka sulmuar ashpër Ministrin e Brendshëm, duke i quajtur pupac të Ramës.

?Është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët e tij në ministrinë e Brendshme. Policia e Shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar. Shumë prej tyre kanë janë detyruar të paguajnë ryshfete të majme për të mbajtur vendin e punës. Sot ditë historike, mandatet i kthehen popullit. Sot do të bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare”, ka thënë Basha, para pak nisjes së protestës./CNA.al

Lajmet e fundit nga