LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Murrizi deputeti “rebel” i PD-së/ Deputetët e Lulit skanë nga t’ia mbajnë

21 Shkurt 2019, 18:50, Aktualitet CNA
Murrizi deputeti “rebel” i PD-së/ Deputetët e Lulit

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, i cili më parë ishte prononcuar ekskluzivisht për CNA.al, lidhur me arsyen përse nuk e firmosi dorëzimin e mandatit të deputetit, i qenë prezent në studion e lajmeve në TV “News 24” deklaroi se i qëndron vendimit të marrë.

?Kam qenë konstant, nuk jam i bindur, si një ish student i lëvizjes së Dhjetorit të ’90-tës që djegia e mandateve është një vendim i drejtë. Nuk e kam firmosur dorëheqjen sepse nuk janë konsultuar me ata që sollën PD në pushtet në 1992 dhe 2005. Unë nuk flas në emër të popullit, e kam neverit të flas në emër të popullit, ne duhet të flasim në emër të elektoratit. Kam qenë që në 2009 kundër Sistemit zgjedhor. Të dy krahët e politikës heshtin sepse nuk duan që të ketë përballje dhe zgjedhje reale. Kanë 16 muaj që nuk flasin për Reformën zgjedhore. Ky ligj ka bërë që edhe deputetët brenda PD-së të mos kenë nga t?ia mbajnë dhe të heqin dorë nga mandati pa e ditur asgjë më shumë se urdhëri, s’dinë nëse do të hyjnë në zgjedhjet lokale?,-tha ndër të tjera Murrizi./CNA.al

Ekskluzive/ Murrizi flet për CNA.al: Pse nuk e dorëzoj mandatin

Lajmet e fundit nga