Connect with Us

Lulzim Basha është i dënuar të jetë deputet, por mund të zgjedhë të ikë si kryetar i PD-së

Aktualitet

Lulzim Basha është i dënuar të jetë deputet, por mund të zgjedhë të ikë si kryetar i PD-së

Publikuar

-

Vendimi i opozitës për djegien e mandateve të deputetëve, ndër të tjera, ka ndezur debat rreth faktit nëse është i përligjur ligjërisht apo vendimarrja është pjesë emocionale e kryetarit, Lulzim Basha. Ndërkohë që pjesë dërmuese e deputetëve të PD-së i është bindur symbyllur urdhërit të lidershipit, ka edhe nga ata që këtë akt e kanë quajtur të papërligjur, përsakohë para marrjes së vendimit nuk janë pyetur votuesit që realisht janë zotër të votave pro. Nën këtë arsyetim deputeti i Lushnjes, Myslym Murrizi, nuk e ka nënshkruar aktin e djegies së mandatit dhe po të njejtin qendrim ka mbajtur dhe Lefter Koka, deputeti i LSI.

Ky është qendrimi i vetë deputetëve, kurse për të përligjur interpretimin, konstitucionalistët i referohen parashtrimit të ligjeve.

Sipas tyre: Neni 164 i Kodit Zgjedhor parashikon se Mandati i deputetit, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në Kushtetutë. Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati. Në rastin e doreheqjes deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati.

Por cfarë na thonë rregullat e mësipërme? Çfare thotë Neni i Kodit?

1- Mandati i deputetit, mund të ndërpritet për shkat të dorëheqjes që është një nga rastet e përmendura në Nenin 71 .

2- Nuk mund të përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati.

Kushtetuta dhe Kodi zgjedhor që kanë rregulluar sistemin politik, përfaqësimin politik në sistemin dhe procesin zgjedhor, kanë parashikuar edhe masat për të mbrojtur sistemin nga forca destruktive antisistem.

Një nga këto masa është parashikimi i mësipërm që thotë se deputeti, është i lirë në funksionin e tij, i pavarur dhe vullneti për të lëshuar mandatin nuk mund të konvertohet me “detyrim politik” për lëshimin e mandatit.

Me këtë fjali, sistemi ka refuzuar gjithë sa Lulzim Basha ka realizuar me Grupin parlamentar. Parashikimi i Kodit është vetëmbrojtja që ka vendosur sistemi. Nuk mundet as maxhoranca, as marrvëshjet ekstra sistem ti kundërvihen vetë sistemit.

Sistemi, në këtë rast konsideron Nul të gjitha deklaratat e dorëheqjeve të firmosura nga deputetët.

LEXO EDHE:  (Fjala e plotë) Malltezi atakon Bashën/ Servilët të mbajnë si kristal që mos thyhesh, dil nga zyra

Referuar logjikës së mësipërme ligjore, i bie që Lulzim Basha, që nga dita që ka pranuar ekzistencën e këtij sistemi është i dënuar të qëndrojë si lojtar politik brënda lojës dhe organeve politike të dala nga sistemi, deri në ditën e fundit.

3- Deputeti deklaron dorëheqjen në mënyrë publike përpara Komisionit përkatës të Kuvendit. Komisioni petkatës është Këshilli i Mandateve. Dhe jo më kot ky Këshill ka pesë përfaqësues nga maxhoranca, pesë nga opozita.

Sepse maxhpranca dhe opozita në rastin e lëshimit të një mandati duhet të verifikojne bashkërisht lirinë e zgjedhjes se individit deputet për të lëshuar mandatin.

Pa opozitën, sistemi ngre alarmin se dicka nuk funksionon. Pa lojtarë, sistemi refuzon të veprojë. Sistemi i ka “dënuar” të qendrojnë deputetë, të sillen si të tillë dhe të përfaqësojnë interesat e atyre që ju kanë dhenë votat dhe besuar përfaqësimin.

Sistemi është aty edhe për të mbrojtur edhe ata. Janë mandatuar për katër vjet. S’ka marrveshje tjetër që i mbivendoset marrëveshjes që kanë lidhur me shtetasit kur kanë kërkuar votën.

Sistemi nuk e lejon…

Vendimet e Kryesisë, vendimi i Këshillit Kombëtar janë provat që deputetët nuk kanë qenë të lirë. Deklaratat copy- paste janë provat që dorëheqjet nuk buronin nga vullneti i deputeteve, por nga urdhëri. Lulzim Basha po bën me deputetët atë që bëri me gratë e Beratit kur duhet ti lironin vendin Astrit Veliajt. Atëherë u takoi atyre grave. Tani gjithë të tjerëve.

E parë kështu, sot si vullnet i lirë mund te lexohej vetëm dorëheqja e Astrit Veliajt. Fundja s’duhet të bësh për të tjerët atë që s’do doje të ta bënin edhe ty vetë… Kuvendi duhet të refuzojë letrat antisistem dhe antiKushtetutë të Lul Bashes. Lul Bashës, duhet të presë zgjedhjet që të qëndrojë si burrë me himnin në gojë…

Ose, nëse është aq burrë sa për atë këngë, të girmosë një dorëheqje të vetme. Atë të dorëheqjes së vet. E vetmja dorëheqje që i është kërkuar realisht nga demokratët. Më shumë se sa një herë. Në më shumë se sa një forum./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 qershorit/ Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka shkojnë në zyrën e Bashës

LEXO EDHE:  (Fjala e plotë) Malltezi atakon Bashën/ Servilët të mbajnë si kristal që mos thyhesh, dil nga zyra

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Basha i penduar/ Zbulon mënyrën si mund të pengoheshin zgjedhjet

LEXO EDHE:  (Fjala e plotë) Malltezi atakon Bashën/ Servilët të mbajnë si kristal që mos thyhesh, dil nga zyra

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: