LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falsifikoi dokumentet e pensionistëve/ Në pranga 40 vjeçari

21 Shkurt 2019, 14:41, Aktualitet CNA
Falsifikoi dokumentet e pensionistëve/ Në pranga 40 vjeçari

Policia e Pogradecit ka arrestuar pak çaste më parë postierin e Postës së këtij qyteti me veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës? dhe ?Falsifikimi i dokumenteve?.

Sipas Policisë në pranga ka rënë 40 vjeçari me iniciale J.Sh banues në Pogradec.

Njoftimi i Policisë Pogradec:

Ndalohet nga Policia postieri i Postës së Pogradecit, për veprat penale ?Shpërdorimi i detyrës? dhe ?Falsifikimi i dokumenteve?.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, bënë ndalimin e shtetasit:

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ?Arrest me burg? për veprat penale ?Shpërdorimi i detyrës? dhe ?Falsifikimi i dokumenteve?.

Sqarojmë se në lidhje me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka kryer veprimet procedurale dhe ka referuar materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, që prej datës 23.01.2019, pasi dyshohej se shtetasi J. Sh, duke qenë me detyrë postier pranë Postës Shqiptare Pogradec, falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre./CNA.al

Lajmet e fundit nga