Connect with Us

Ekzekutimi i Sokol Ramës/ Shoku pranon krimin

Aktualitet

Ekzekutimi i Sokol Ramës/ Shoku pranon krimin

Publikuar

-

Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari/ Autorët me një mjet tip “Benz”

Roland Milo, i cili u arrestua dje në Vaqarr të Tiranës në shtëpinë e motrës së tij, ka pranuar në polici se është vrasësi i shokut të tij, Sokol Ramës.

Ai është dërguar mbrëmjen e djeshme  para grupit hetimor në Policinë e Gjirokastrës, ku ka pranuar vrasjen, por nuk jep ende detaje mbi arsyet e këtij krimi.

Mësohet se Roland Milos i është gjetur arma tip kallashnikov model 56, me të cilën kreu vrasjen, si dhe rrobat e trupit të viktimës, në të cilat ishin dhe gjurmë të tijat.

LEXO EDHE:  Foto-Në kërkim për vrasjen e dyfishtë/ E kaluara e errët e autorit të dyshuar

Sokol Rama nga Tepelena, rezultonte i zhdukur prej 6 shkurtit, kur ditë më parë u gjet i vrarë brenda në makinën e tij hedhur në humnerë, në malet e Këlcyrës, në zonën e Përmetit. Tre ditë pasi Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij u zhduk edhe Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit, por që me arrestimin e tij mbrëmjen e djeshme u zbulua të ishte pikërisht vrasësi i shokut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

G-20 përqendrohet tek pandemia

Publikuar

-

Nga

G-20 përqendrohet tek pandemia

Pandemia dhe recesioni ekonomik dominuan ditën e parë të takimit dy-ditor virtual të 20 vendeve më të industrializuara të botës dhe atyre në zhvillim. Udhëheqësit e G-20-s janë të shqetësuar se pandemia do të zgjerojë më tej hendekun mes të pasurve e të varfërve. Për të luftuar atë, Bashkimi Evropian ka kërkuar 4.5 miliardë dollarësh fonde për një projekt global që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë përshpejton prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, testeve dhe trajtimeve. Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi rreth 593 milionë dollarë. Presidenti rus Vladimir Putin ofroi vaksinën e prodhuar nga vendi i tij Sputnik V ndërsa Kina ofroi të bashkëpunojë për prodhimin e vaksinave. Të shtunën, ndërsa mbahej fjala e hapjes në takimin e nivelit të lartë, zoti Trump shkruante në Twitter për manipulime me votat në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në SHBA, por pa ofruar fakte dhe më pas u nis për të luajtur golf në klubin e tij në Virxhinian veriore.

LEXO EDHE:  Vrasja e dy vëllezërve në Krujë/ Identifikohet autori, gjendet makina

LEXO EDHE:  Foto-Në kërkim për vrasjen e dyfishtë/ E kaluara e errët e autorit të dyshuar

Të shtunën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha se zoti Trump kishte folur mbi nevojën për të punuar së bashku për të siguruar rritjen ekonomike, por ajo nuk përmendi ndonjë angazhim nga ana e SHBA-së për të mbështetur me fonde shpërndarjen e vaksinës në nivel botëror.

Pasi zoti Trump u largua nga takimi virtual, Sekretari i Thesarit Steve Mnuchin, i cili mori pjesë gjithashtu në takim shprehej nëpërmjet një deklarate se Iniciativa për Pezullimin e Shlyerjes së Borxhit është një arritje e rëndësishme e G-20-s si përgjigje ndaj pandemisë. Nisma synon të ndihmojë vendet më të varfra të botës të përballen me pasojat e pandemisë deri në mes të vitit të ardhshëm.

Në deklaratën e zotit Mnuchin thuhej gjithashtu se korniza e përbashkët e G-20 do të ndihmojë vendet më të varfëra të trajtojnë problemet e borxhit të shkaktuara nga pandemia “duke koordinuar zgjidhje për borxhin kombëtar nëse do të jetë e nevojshme”. Takimi i G-20-s po mbahet kryesisht në internet për herë të parë këtë vit për shkak të pandemisë./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Italia ende nën alarm nga moti i keq/ Shembet ura në Crotone

Publikuar

-

Nga

Vijon të jetë në gjendje alarmi një pjesë e madhe e Italisë së Jugut, duke përfshirë Kalabrinë  dhe veçanërisht zonën e Crotones e cila u godit dje nga një stuhi e fuqishme.

Situata është akoma kritike, vazhdon të bjerë shi, edhe pse më pak se dje. Në Melisa, në provincën e Crotones, një urë u shemb nga shirat e shumtë. Nga raportimet nga mediat italiane nuk ka njerëz të lënduar.

Fryrja e lumit Esaro, i cili përshkon disa zona të njohura në Crotone, është shumë shqetësuese. Ai është nën vëzhgim nga ekspertët.
Rrugët e disa zonave të qytetit, të cilat ndodhen nën nivelin e detit, u përmbytën. Ato u mbushën me baltë dhe mbeturina të cilat përmbytën garazhet dhe depot.

Autoritet i kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të lejojnë operacionet e shpëtimit dhe emergjencës./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.rainews.it/dl/rainews/articoli/maltempo-ancora-allerta-rossa-crotonese-06c365f7-b405-4845-bc6d-fdb767fd98d9.html?refresh_ce

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jul Deda “demaskon” Veliajn/ Do mbahesh mend për mashtrimet, vjedhjet dhe pedofilinë politike

Publikuar

-

Nga

Jul Deda “demaskon” Veliajn/ Do mbahesh mend për mashtrimet, vjedhjet dhe pedofilinë politike

Aktori i njohur i humorit dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Julian Deda, ka ironizuar kryebashkiakun e TIranës Erion Veliaj.

Duke iu referuar deklaratës së bërë më parë nga Veliaj, i cili thotë se do mbahet mend për ndërtimin e paqeve, Deda e sulmon ashpër.

Aktori e akuzon për pisllëqe, mashtrime, vjedhje, shantazhe, pedofili politike dhe për një sërë gjërash të tjera.

Ai thotë se Veliaj nuk do mbahet mend për parqe, por për të këqijat që ka bërë nën drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Si thoshte Erion fiku dikur? “Dua të mbahem mend si njeriu që ndërtoi më shume parqe se pallate”.

Ta them unë për çfarë do mbahesh mend mor rrencak.

Do mbahesh mend për betonin, për pisllëkun, për mashtrimet, për vjedhjet, për shtirjet, për vdekjen e adoleshentit në Sharrë, për lëpirjet, për rritjen e çmimit të ujit, për taksat që rrite, për kjoskat, për trafikun, për prishjen e Teatrit Kombëtar, për blerje njerëzish, për shantazhe mediash, për pafytyrësinë që të karakterizon, për pedofilinë politike, për mos funksionimin e Teatrit të Metropolit, për falsitetin, për parkingjet që eleminove, për ujin e pijshëm që nuk na e solle kurrë në shtëpi, për servilizmin, për mashtrimet, për sjelljen e ndyrë ndaj gazetarëve, për përmbytjet, për zero jeshil-llëk në qytet, për fasadën boshe, për degjenerimin e kryeqytetit në përgjithësi.

Ja, për këto do mbahesh mend dhe jo për parqe”, shkruan Julian Deda./ CNA.al

LEXO TE PLOTE