LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunë në protestë/ Basha mesazh ndërkombëtarëve

21 Shkurt 2019, 10:51, Aktualitet CNA
Dhunë në protestë/ Basha mesazh ndërkombëtarëve

Kreu i PD Lulzim Basha,ka thënë se sot kanë nisur një rrugëtim që do të vazhdojë i pandërprerë deri në largimin e e Qeverisë së krimit.

Gjatë fjalës para protestuesve, Basha iu është drejtuar ndërkombëtarëve, duke kërkuar përkrahjen e tyre.

Basha ka apelur që ndërkombëtarët të mendojnë për popullin shqiptar njësoj si për popujt e tyre.

“Nga ky shesh ju them ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që ju keni për popujt tuajt. Lulzim Basha do të qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë. Unë besoj tek demokracia amerikane, dhe tek zgjedhjet e ndershme. Njësoj si unë qytetari Lulzim Basha besojnë të gjithë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë.  Ne nuk jemi popull i dhunës, ne jemi popull i lirisë. Unë besoj tek  ndarja e pushteteve, tek liria, demokracia, tek mundësia për çdo shqiptar. Ne nuk jemi popull i dhunës, por i lirisë dhe i demokracisë. Ne jemi e ardhmja e evropiane e vendit. Ne nuk do të pranojmë kurrë më një kryeministër bandit, që bashkëpunon me mafiozët trafikantët dhe bandat”, ka thënë Basha në mesazhin e tij për ndërkombëtarët.

Këta të fundit që një natë më parë, por edhe sot, kanë lëshuar thirrje për durim qetësi, vetpërmbajtje dhe jo dhunë.CNA.al

Lajmet e fundit nga