Connect with Us

BE: Dorëzimi i mandateve minon progresin e Shqipërisë

Aktualitet

BE: Dorëzimi i mandateve minon progresin e Shqipërisë

Publikuar

-

be reagon per vendimin e opozites

“Vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri”: deklarata u bë sot nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn. “Duke pasur parasysh protestat në Shqipëri sot, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e demokracisë, por ne fuqimisht denoncojmë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të zonjës Mogherini dhe Komisionerit Hahn.

Përfaqësuesit e BE-së theksojnë gjithashtu se “parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të çohen përpara, e jo të bojkotohen. Këto vendime dhe akte janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të shtetasve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën e Bashkimit Evropian”, nënvizon deklarata ndërsa shton se “Bashkimi Evropian pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme dhe deklaratat nxitëse”.

Deklarata e përbashkët mbyllet me thirrjen që “qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”/VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Çfarë po ndodh në Elbasan!/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh në Elbasan/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Forca të shumta policie kanë ‘blinduar’ këtë mbrëmje qytetin e Elbasanit.

Policia ka ngritur 6 grupe kontrolli në pikat kyçe të qytetit ku po ushtron kontrolle të rrepta.

Mësohet se nga këto kontrolle janë shoqëruar për verifikim disa persona.



Qëllimi i këtyre kontrolleve nga ana e policisë është kapja e personave në kërkim dhe i personave me precedentë që lëvizin me sende të palejuara./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar itinerarin që ka përshkuar ditën e sotme shënjestra e atentatit në Vasil Shanto, Prend Gjini.

Lala tha se Gjini ka udhëtuar në drejtim të Lushnjes dhe ka qëndruar për disa orë në këtë qytet.

Ajo zbuloi se pasi ka mbërritur në Tiranë, i plagosuri ka ndaluar në dy parkingje, në parkingun e një spitali privat dhe më pas të një universiteti privat.



“Nga burime të Prokurorisë kam mësuar se Preng Gjini ka udhëtuar sot në drejtim të Lushnjës, ku ka qëndruar disa orë. Më pas ka shkuar në një spital privat dhe më tej është ndalur në parkingun e një universiteti. Atentatorët e kanë patur të qartë vendin ku do e kryenin atentatin, jo vetëm për të vrarë shënjestrën, por edhe për të çuar mesazhe tek grupet kundërshtare”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Delegacioni i BE në Shqipëri reagon për vdekjen e ish-Ambasadorit

LEXO EDHE:  Integrimi- Franca dhe Gjermania ndryshojnë kartat për Ballkanin/ Pritet ta “pësojë” edhe Serbia

Ndërkohë, kujtojmë se Prend Gjini ndodhte në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA-ja nënshkruan letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë për të investuar në Autostradën e Paqes

Publikuar

-

Nga

SHBA-ja nënshkruan letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë për të investuar në Autostradën e Paqes

Udhëheqësi i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe udhëheqësja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed, kanë nënshkruar të martën letrat e interesit me Kosovën dhe Serbinë, përmes së cilave do të ndihmojnë në financimin e Autostradës së Paqes, që do të lidhë Nishin me Prishtinën.

Ky zotim ka qenë një prej pikave të marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

“Autostrada e Paqes do të nxisë zhvillim ekonomik dhe integrim rajonal, duke lidhur Nishin me Prishtinën. Po ashtu do të shërbejë si simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re dhe transformuese të këtyre dy vendeve fqinje”, ka thënë Boelher.

Reed, në anën tjetër, ka thënë se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“E përgëzoj punën e presidentit (amerikan, Donald) Trump dhe gjithë administratën e tij për këtë marrëveshje historike”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE:  Delegacioni i BE në Shqipëri reagon për vdekjen e ish-Ambasadorit

LEXO EDHE:  Bushati flet “pa doreza”/ Çfarë e pengon integrimin e Shqipërisë

Delegacionet e këtyre dy trupave është thënë se do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin më vonë gjatë këtij muaji, për të çuar përpara punën për Autostradën e Paqes dhe projekte tjera.



Përveç kësaj, është konfirmuar se Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar do të hapë edhe zyrën e saj në Beograd për të lehtësuar zbatimin e projekteve.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se ky njoftim përbën lajm të mirë, meqë përmes tij do të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj.

Trump ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve./REL

LEXO TE PLOTE