LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Baton Haxhiu: Sot nisi funerali i PD-së dhe liderit të saj, Sali Berisha

21 Shkurt 2019, 21:03, Aktualitet CNA
Baton Haxhiu: Sot nisi funerali i PD-së dhe liderit të saj, Sali

I ftuar në emisionin Open me Eni Vasilin, Baton Haxhiu deklaroi se djegia e mandateve përbën një ?funeral të lehtë? të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, të cilin ai e quajti ?liderin e saj?.

?Opozita ka dashur të ndërtojë simbolikën e diktaturës me këtë veprim. Tragjedia e kësaj historie është lideri i PD, Sali Berisha dhe farsa e kësaj historie është Lul Basha. Vendimi i sotëm është moment i rëndë për demokracinë në Shqipëri. Unë shoh disa elementë që e bëjnë opozitën delikate, të pafuqishme dhe që nuk e ka merituar votën e atyre që ia kanë dhënë. Sot ka nisur funerali i lehtë i PD-së dhe liderit të saj, Sali Berisha. Njeriu që e krijoi PD-në nuk e duron mbajtjen e saj, por bashkë me zbehjen e tij dëshiron që funeralin t?ia bashkangjisë edhe partisë?, theksoi Haxhiu.

?Ky nuk është gjest i PD-së dhe Lul Bashës, por vetëm i Sali Berishës?, theksoi Baton Haxhiu./TCH

Lajmet e fundit nga