Djegia e mandateve/ Reagon për herë të parë Edi Rama
Kryeministri, Edi Rama, në një deklaratë për mediat, ka kome...
Policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi në orët e vona të pasditës të së mërkurës ish-Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski dhe dy ish-anëtarë të qeverisë së Nikolla Gruevskit, nën dyshimet për përfshirjen e tyre në organizimin e ngjarjeve të dhunshme në parlament, në prill të vitit 2017.
Ata janë dërguar në Gjykatën Themelore në Shkup, me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar. Ndërkohë, një pjesë e medias, duke cituar burime brenda prokurorisë, thotë se edhe për ish-kryeministrin Gruevski është lëshuar urdhër-arresti, po për këtë çështje. Ky i fundit ndodhet në Hungari, ku ka gjetur strehim, duke iu shmangur në këtë mënyrë drejtësisë. Atij i janë caktuar dy vjet burg për shkaqe korrupsioni në një tender për blerjen e një makine Mercedes me vlerë prej rreth 600 mijë eurosh.
Një prej dëshmitarëve në procesin e gjyqit të lëndës ?27 prill, 2017? Aleksandar Vasilevski i njohur me nofkën ?Ninxha? kishte pohuar se zoti Gruevski ishte organizatori i këtyre ngjarjeve të dhunshme. Sipas tij, planet dhe urdhërat merreshin nga selia e partisë VMRO-DPMNE.
Gjatë gjyqit është lexuar një mesazh telefonik i dërguar nga Nikolla Gruevski ish-Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov ku shkruhej: ?Mirëmëngjes drejtor. Të ju njoftoj se në këtë çast mora një informatë nga një koleg lojal shqiptar se sot rreth orës 13 planifikohet diçka nga pala tjetër, ndonjë incident apo votim me forcë të kryetarit të Parlamentit. Tani për tani nuk kam informata të tjera?, thuhej në SMS-në e z. Gruevski në 27 prillin e 2017-s. Gruevski atë ditë ndodhej në Vjenë.
Ndërkohë, në një SMS të ish-kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski dërguar disa personave, demonstrues para selisë së parlamentit, thuhej: ?Nëse duhet me mburojë të gjallë do ta pengojmë zgjedhjen e kryetarit të parlamentit?. Z. Vlejanovski, megjithatë ka imunitet të deputetit. Ai doli nga gjykata pas orës 19 të mërkuren. Ndërkaq, ish ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski mbetën brenda në gjykatë. Ende nuk dihet nëse do të caktohet masa e paraburgimit për ta.
Procesi gjyqësor është nga fundi. Kanë mbetur edhe katër persona të akuzuar, avokatët e të cilëve duhet të bëjnë fjalën përmbyllëse. Dënimet më të ulëta për këtë rast parashikohen të jenë së paku 10 vjet burg./VOA
Kryeministri, Edi Rama, në një deklaratë për mediat, ka kome...
“Për hir të vendit thirri mendjes, hapi rrugën qeverisë tran...
Edi Paloka, zv-kryetar i Parlamentit ka reaguar lidhur me ma...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar vendimin e opozitës dhe ...
Kam hyrë në sallën e këtij Kuvendi në shtatorin e vitit 2013...
Situata aktuale eshte krejtesisht anormale por nuk eshte aks...
Policia nëpërmjet një deklarate zyrtare ka ftuar të gjithë...
Deputeti demokrat, Myslim Murrizi, është një nga pesë opozit...
Kryeministri i shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në...
Josef Weidenholzer, Presidenti i Partisë Social Demokrate në...
Djegia e mandateve nga ana e opozitës nuk është kryer nga të...
Si çdo e enjte, ora 21:00 shënon një përballje të fortë medi...
Data 19 mars do të jetë afati i fundit, i hapjes së garës pë...
Anëtari i politikës së jashtme në Bundestag, Nikolas Löbel n...
Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, i ftuar në rubrikën “45 Mi...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në një postim në r...
Gara për SPAK është mbyllur ditën e sotme me 27 kandidatura ...
Deputetët e opozitës dorëzuan sot mandatet në Kryesinë e Kuv...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas protestës s...
“Vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre peng...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...